KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SBAShK: Testit për gardim do t’i nënshtroheshin vetëm mësimdhënësit që dëshirojnë ta sfidojnë veten
Arsim

SBAShK: Testit për gardim do t’i nënshtroheshin vetëm mësimdhënësit që dëshirojnë ta sfidojnë veten

Kosova News
Kosova News 10:02 -25/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Arsimit tha se mësimdhënësit do t’i nënshtrohen një numri vlerësimesh, që do t’ju mundësojë atyre ngritjen në karrierë por edhe paga më te mëdha. Por, MAShT tha se vlerësimi do të bëhet nga drejtorët e shkollave dhe Inspektorati i Arsimit.

“Ky draft-udhëzim administrativ parasheh 3 nivele të licencave (licenca e karrierës, licenca e avancuar dhe licenca e përhershme). Kalimi nga një licencë në tjetrën realizohet përmes vlerësimit të performancës-i brendshëm dhe i jashtëm dhe vlerësimit që pritet të organizohet nga MASHTI. Në rast se mësimdhënësi kalon nga licenca e karrierës në licencën e avancuar, parashihet edhe një shtesë në pagë. Këto nivele të licencave vlejnë vetëm për arsimin parauniversitar. Zbatimi i këtyre niveleve të licencës do të fillojë pas finalizimit të kuadrit ligjor”, thuhet në përgjigjen e MAShTI-t.

Një kohë të gjatë përplasjet ndërmjet Ministrisë dhe mësimdhënësve u zhvilluan për nivelin e vlerësimit dhe këta të fundit kundërshtuan çdo mundësi të testimit të tyre me shkrim. Drejtori i shkollës “Asim Vokshi”, Nazif Jashari, tha se një tjetër vlerësim që ndërlidhet me gradim është i pranueshëm.

“Mësimdhënës të karrierës, mësimdhënës i avancuar, mësimdhënës mentor dhe mësimdhënës i merituar, këto janë katër nivele ose grada të gradimit të licencimit të mësimdhënësve që faktikisht këto mësimdhënës e presin shumë me kënaqësi për arsye se kjo ndikon drejtpërdrejt në ngritjen e pagës, gjegjësisht ndikon edhe në ngritjen e nivelit të performancës së mësimdhënies dhe mësimnxënies”, tha ai.

Për Sindikatën e Arsimit testimi i mësimdhënësve është nënçmues. Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jashari thotë se vlerësimi për gardim është i pranueshëm dhe atij do t’i nënshtroheshin vetëm mësimdhënësit që dëshirojnë ta sfidojnë veten.

“Gradimi do të ndikojë shumë pozitivisht në ngritjen e cilësisë në arsim sepse krijon një garë të brendshme mes mësimdhënësve, krijon një angazhim dhe nevojë që ata të jenë të përgatitur maksimalisht për profesionin e tyre dhe po them ky gradim nëse vërtet fillon me kohë dhe arrihet, do t’i sjellë vetëm të mira arsimit të Kosovë sepse cilësia, duke u bërë kjo garë për tu përballur me sfidën që e caktojnë kriteret për gradim, do të ndikojë që mësimdhënësi të jetë akoma më i përgatitur”, tha ai.

Për, Rinor Qehajën nga Instituti EdGuard, vlerësimi i performancës së mësimdhënësve është i domosdodhëm por nuk duhet të shihet si ndëshkim për ta.

“Ajo që shpresojmë shumë të shohim është një vlerësim performance kryesisht të bazuar në shkollë, jo shumë nga vlerësime formale të jashtme por vlerësim brenda komunitetit si përkrahje i komunitetit për çdo mësimdhënës. Në të njëjtën kohë ky vlerësim duhet të jetë i lidhur me gradimin e mësimdhënësve në licenca që të na shërbej edhe si një incentivë e mirëfilltë financiare për performancë më të mirë por edhe dallim brenda komunitetit të mësimdhënësve”, tha Qehaja.

Vlerësimi dhe performanca e mësimdhënësve është një problem i kamotshëm në sistemin e arsimit në Kosovë por deri më tani nuk ka pasur ndonjë iniciativë për zgjidhjen e këtij problemi.

Gjithashtu lexoni:

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Kosova News 25/04/2023 25/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?