Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kanë nisur vizitat sistematike mjekësore të nxënësve në shkollat e Prizrenit.
Ekipin e mjekëve që të hënën ka qëndruar në shkollën “Emin Duraku”, e ka vizituar kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Luljeta Veselaj – Gutaj dhe drejtoreshën e Shëndetësisë, Burbuqe Berisha.
“Është detyrë e jona që t’i ruajmë fëmijët dhe të kujdesemi për brezat e rinj, pasi, shëndetësia dhe mirëqenia e qytetarëve është prioritet i qeverisjes sonë”, citohet Totaj, në njoftimin e Komunës.


