KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rasti “Bejta”, Qerimi: Do të presim vendimin e Këshillit të Etikës
Arsim

Rasti “Bejta”, Qerimi: Do të presim vendimin e Këshillit të Etikës

Kosova News
Kosova News 13:55 -12/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi është deklaruar lidhur me rastin e profesorit të UP-së, Bekim Bejta.

Ai deklaroi sot se rastin e profesorit të UP-së, Bekim Bejta e kanë shqyrtuar me urgjencë, me ç’rast, atë e kanë suspenduar për gjashtë muaj.

Suspendohet nga Universiteti i Prishtinës profesori Bekim Bejta

Megjithatë, sa i përket shkarkimit të profesorit, Bejta, ai tha se janë në pritje të vendimit përfundimtar të Këshillit të Etikës.

Pas mbledhjes së mbajtur me Përfaqësuesit e Parlamentit Studentor, Qerimi u shpreh se të gjitha denoncimet që janë të hapura do të shqyrtohen nga Këshilli i Etikës.

“Sërish, denoncimet që janë të hapura do të shqyrtohen nga Këshilli i Etikës, sepse është kompetenca e atij Këshilli, prandaj, ne do të presim vendimin përfundimtar të Këshillit të Etikës”, tha Qerimi.

I pyetur nëse do të ketë vendim për shkarkimin e profesorit në fjalë, Qerimi tha se në këtë mënyrë nuk kanë pasur ndonjë rekomandim të tillë nga njësia përkatëse.

“Ne do të veprojmë, kur emërojmë dikë ta zëmë si senat akademik ose kur e avancojmë dikë në thirrje akademike, këtë e bëjmë mbi bazën e propozimit të njësisë përkatëse akademike dhe në këtë mënyrë ne nuk kemi pas ndonjë rekomandim të tillë nga njësia përkatëse, ankesë ose denoncim institucional zyrtar. Gjithë ajo çfarë kemi pasur ka qenë vendimi i fundit i Këshillit të Etikes, i cili gjithashtu nuk rekomandon ndonjë masë specifike. Por, duke pas parasysh se ka denoncime të hapura dhe në pritje të një vendimi nga ana e Këshillit të Etikes për të, ne morëm vendimin e sotëm për suspendim efektiv të menjëhershëm”, u shpreh ai.

Më tutje Qerimi tha se ajo çfarë ka ndodhur ndër vite në lidhje me profesorin, Bekim Bejta, është problem real, porse ka pasur vendime të ndërkohëshme.

“Ajo çfarë ka ndodhur ndër vite në të vërtetë është problemi real, sepse denoncimi i parë ndaj tij ka qenë në vitin 2016 dhe ka pas disa vendime të ndërkohshme gjatë atyre viteve, prandaj, për ato mund të pyesni dikë tjetër pse nuk është ndërmarrë asgjë..1:47 Ndërsa, sa i përket Këshillit të Etikës, ne po punojmë që t’i mbështesim ata në kuptim institucional që ata të jenë në një pozicion të veprojnë në mënyrë më efikase”, tha mes tjerash Qerimi.

Lidhur me atë se nëse ka ankesa të tilla edhe për profesorë të tjerë, Qerimi u shpreh se nuk janë në dijeni për ankesa të tilla.

“Nuk jam në dijeni të ankesave ndaj profesorëve të tjerë, sigurisht se ne kemi menaxhmenetet e njësive akademike, ato kanë komisionet e tyre disiplinore, studentet kanë përfaqësuesit e tyre e gjithashtu kanë mundësi që të ngrisin në çdo kohë ankesa”, tha ai.

Ndërkaq, në lidhje me dyshimet që kanë ngritur disa studentë ndaj të njëjtit profesor për ngacmime seksuale, ai nënvizoi se nuk ka ndonjë informacion të tillë, por shtoi se do ta orientojë te zyrtarja përgjegjëse në rektorat, Drita Hyseni.

Dy javë më parë në media është publikuar një audioincizim, në të cilin dëgjohet profesori Bekim Bejta, duke iu drejtuar një studenteje në gjuhë denigruese. Më 6 prill 2023 aktivistët e organizatës studentore Studim, Kritikë dhe Veprim (SKV) kanë protestuar para Rektoratit të UP-së me kërkesën që të merren masa ndaj profesorit universitar Bekim Bejta, i cili ligjëron në Fakultetin e Filologjisë. Ndërkaq, sot, është bërë e ditur se profesori Universitar, Bekim Bejta është suspenduar nga puna në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”

Gjithashtu lexoni:

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Kosova News 12/04/2023 12/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?