Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se e ka nënshkruar vendimin për inicimin e procesit të rishikimit të teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për klasat I-IX, në përputhje me premtimin për përmirësimin e arsimit duke u bazuar në cilësi, përgjegjshmëri dhe praktikat më të mira.
“Sot nënshkrova vendimin për inicimin e procesit të rishikimit të teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për klasat I-IX, në përputhje me premtimin për përmirësimin e arsimit duke u bazuar në cilësi, përgjegjshmëri dhe praktikat më të mira.
Kështu i japim hov të madh përmirësimit të cilësisë në arsim, duke angazhuar ekspertët e duhur nga profilet përkatëse:
?Profesor universiteti
?Mësimdhënës
?Pedagog/psikolog
?Specialist gjinor
Rëndësi kyçe në këtë proces do të ketë instrumenti vlerësues i zhvilluar nga projekti KosEd, nga financuesi më i madh i projekteve të arsimit në Kosovë??, Bashkimi Evropian??”, ka shkruar Nagavci në profilin e saj në Facebook.
Ajo ka shprehur mirënjohjen e pakufishme për mbështetjen konsistente të BE-së në fushën e arsimit.
“E nisëm këtë proces me rëndësi jetike për përmirësimin e cilësisë së arsimit, të bindur se fëmijët tanë meritojnë më të mirën. Ata/ato janë e ardhmja e vendit, dhe e ardhmja ka nisur mbarë”, përdundon ministrja Nagavci.