KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Jevtiç takon shefen e UNMIK-ut, thotë se kthimi i serbëve në institucione varet nga Asociacioni
Politikë

Jevtiç takon shefen e UNMIK-ut, thotë se kthimi i serbëve në institucione varet nga Asociacioni

Kosova News
Kosova News 17:52 -07/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiç, të martën ka biseduar me përfaqësuesen e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe shefen e misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh.

Komuna e Shtërpcës, përmes llogarisë zyrtare në Facebook, njoftoi se Jevtiç ka folur me Ziadeh për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe ndikimin e tij në jetën dhe sigurinë e “njerëzve të thjeshtë dhe qytetarëve tanë”.

Jevtiç, siç thuhet në njoftim, ka kërkuar që të kthehet besimi në institucione, përkundër faktit që shumë kolegë të tij nga komuniteti serb para rreth tre muajve janë larguar nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Jevtiç është shprehur se “zbatimi i marrëveshjeve të arritura [në Bruksel] është më i rëndësishmi dhe se nga kjo varet kthimi i serbëve në institucione”, ndërsa ka kritikuar institucionet e Kosovës për “procedura të ndryshme e të pazakonta” ndërkohë edhe për “akuza të pabaza”.

“Sjellja dhe trajtimi i papërshtatshëm i institucioneve të pushtetit qendror ndaj institucioneve të pushtetit lokal, në mënyra dhe procedura të ndryshme, të pazakonta, çojnë deri në humbjen e besimit të qytetarëve tanë ndaj tyre”, tha Jevtiç.

Ndryshe, çështja më e rëndësishme në marrëdhëniet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, derisa në më pak se dy javë palët duhet të pajtohen me krejt çfarë u është kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në takimin e nivelit të lartë në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, u arrit një dakordim që Kosova dhe Serbia të zhvillojnë një proces negociator mbi bazën e 11 pikave të atij që quhet tash zyrtarisht “Marrëveshja për rrugën e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.

Marrëveshja do të përmbajë edhe një Aneks që synon të sigurojë zbatimin e të gjitha dispozitave të saj. Aneksi ka mbetur që të negociohet. Në momentin që ka pajtim për Aneksin, i gjithë instrumenti, Preambula, 11 nenet dhe dispozitat për implementimin mund të nënshkruhen.

Në asnjërën nga 11 nenet e saj nuk parashihet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, por me nenin 7 dhe 10 parashihet themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe status special për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Kosova News 07/03/2023 07/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e katër personave për vjedhje të rëndë
15:03 -29/07/2026
​Dalin para gjykatës dy serbët e arrestuar si të dyshuar për varrezën masive në Zubin-Potok
15:00 -29/07/2026
Gjetja e varrit masiv në Zubin-Potok, reagon Haxhiu: Ky proces do ta ketë përkrahjen time të plotë
14:33 -29/07/2026
Inspektorati i Punës reagon sërish pas tragjedisë në Prishtinë: Hetimet po zhvillohen me prioritet të lartë
13:56 -29/07/2026
Gërvalla viziton Kalludrën, përcjell nga afër gërmimet për varrezën e dyshuar masive
13:37 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?