KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori francez: Presim nga opozita ta shikojë Asociacionin me perspektivë më të gjerë
Politikë

Ambasadori francez: Presim nga opozita ta shikojë Asociacionin me perspektivë më të gjerë

Kosova News
Kosova News 15:24 -07/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot deklaroi se marrëveshja e diskutuar në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë ka potencial për të qenë një moment historik. Sipas tij, marrëveshja e ofruar ka shumë aspekte pozitive për të dy palët.

“Mendoj se jemi në një kohë shumë premtuese, ka një mundësi reale për të bërë progres konkret në rrugën drejt normalizimit te marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja që u diskutua më 27 shkurt ka potencial për të qenë një moment historik dhe ofron shumë për të dyja vendet, për Kosovën dhe Serbinë, për t’u arritur në diskutimet që janë tani, dhe do të vazhdojnë të jenë të frytshme”, theksoi Guerot.

Guerot kërkoi nga opozita, njëjtë sikurse nga Qeveria që formimin e Asociacionit ta shohin me një perspektivë më të gjerë, derisa shtoi se pikëpamjet e BE-së janë në interes të Kosovës.

“Ajo çka pritet, ajo që do të arrihet është diçka shumë pozitive për Kosovën si shtet. Kosova është një demokraci, është në rregull që opozita dhe qeveritë të debatojnë për gjëra të ndryshme, por pikëpamjet tona për marrëveshjen janë në interes të Kosovës, dhe po aq sa ne e inkurajojmë qeverinë që të bëjë lëvizjet që presim prej tyre, për shembull Asociacioni, në të njëjtën mënyrë presim nga opozita ta shikojë këtë çështje me një perspektivë të gjerë, me një perspektivë më të madhe dhe të mbështesë ndikimin e komunitetit ndërkombëtar drejt normalizimit”, tha mes tjerash Guerot.

I pyetur nëse Serbia do ta pranojë marrëveshjen e prezantuar në Bruksel, Guerot tha se nuk mund të dijë atë, porse sipas tij, ka shumë punë për të dy vendet.

“Epo, ne shpresojmë se do të ketë një marrëveshje siç u shpjegua nga Borrell, më 18 mars. Tani nëse do nënshkruhet apo jo, nuk mund të flas për këto detaje, që janë të rëndësishme për t’i diskutuar ekipi i Lajçak dhe palët. Ajo që është e rëndësishme është vullneti politik dhe ne po kërkojmë që të dy vendet të demonstrojnë zgjedhshmërinë që presim prej tyre, sepse sërish ka shumë për Kosovën, por edhe për Serbinë në këtë paketë, për të dyja vendet”, tha ai.

Bashkimi Evropian më 27 shkurt ka publikuar për herë të parë tekstin e plotë të propozimit evropian, me të cilin parasheh normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq, kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka deklaruar pas takimit se “palët shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar me zbatimin e kësaj marrëveshjeje”.

Takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, nën ndërmjetësimin e shefit të Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Kosova News 07/03/2023 07/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e katër personave për vjedhje të rëndë
15:03 -29/07/2026
​Dalin para gjykatës dy serbët e arrestuar si të dyshuar për varrezën masive në Zubin-Potok
15:00 -29/07/2026
Gjetja e varrit masiv në Zubin-Potok, reagon Haxhiu: Ky proces do ta ketë përkrahjen time të plotë
14:33 -29/07/2026
Inspektorati i Punës reagon sërish pas tragjedisë në Prishtinë: Hetimet po zhvillohen me prioritet të lartë
13:56 -29/07/2026
Gërvalla viziton Kalludrën, përcjell nga afër gërmimet për varrezën e dyshuar masive
13:37 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?