KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 25 vjet pas masakrës së Qirezit dhe Likoshanit, familjarët kërkojnë drejtësi për 24 të vrarët
Lajme

25 vjet pas masakrës së Qirezit dhe Likoshanit, familjarët kërkojnë drejtësi për 24 të vrarët

Kosova News
Kosova News 19:53 -28/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Por, në Likoshan e Qirez nuk kanë shkuar edhe hetuesit. Në këtë përvjetor familjarë e dëshmitarë të masakrës kujtojnë krimet që bënë forcat serbe gjatë ekzekutimit të 24 civilëve shqiptarë. Derisa dëshmitarët plaken e disa edhe kanë vdekur, asnjë nga përgjegjësit e krimit nuk është sjellë para drejtësisë. Familjarët rrëfejnë për ngjarjen me shpresën që drejtësia një ditë do të vihet në vend. Storia përmban pamje të rënda nga masakrat e kryera 25 vjet më parë.

“Me u rrit pa prind është zor, por shyqyr Zotit e kemi pasë nënën, babagjyshin dhe gjyshen që na kanë përkrahë gjithmonë… Zor është, por ishalla herët a vonë drejtësia del”.

Ende e mban këtë shpresë Endrita Sejdiu, e cila ishte vetëm dymuajshe e gjysmë kur, 25 vjet më parë, forcat serbe ia vranë babanë dhe tre xhaxhallarët e saj në Qirez të Skenderajt.

E ulur në odën që mban fotografi e kujtime të shumta, ajo dëgjon rrëfimet e gjyshit të saj 81-vjeçar, Sheremet Sejdiu, për të cilat organet e drejtësisë tash e 25 vjet nuk u interesuan.

Sejdiu rrëfen për ditën kur serbët ia vranë të katër djemtë që kishte.

“Hallokja më tha metëm pa djem. Thashë qysh ka thanë Zoti, të Zotit jem, nuk kisha tjetër. E pashë që shkova në atë gjendje, iu mbështeta Zotit dhe kqyrsha me i shpëtu vetëm robtë e gjallë. Nuk kish ma mundësi për ta çka me ba. Zoti ma çoi një forcë, iu kam përmbajtë, i kam qëndruar”, tha Sejdiu.

25 vjet më parë në Likoshan dhe Qirez policia serbe vrau gra, pleq, burra dhe të rinj të paarmatosur në oborret e shtëpive të tyre. E bënë në shenjë hakmarrjeje pas përleshjes që patën me njësitin e UÇK-së te vendi i quajtur “Te gjashtë lisat” në Likoshan.

Nga ajo kohë Sheremet Sejdiu nuk u intervistua asnjëherë si dëshmitar për krimet që kishin ndodhur në fshatin e tij.

“Jo kurrë. I kam pasë do letra të Bajram Kelmendit kur ka qenë atëherë gjykatës e marrke hallokën e shtike për me kallxu qysh u kanë për me pasë dëshmi. Por Bajramin e vrajtën me fëmijë dhe gruaja e tij i ka vdekur. Se kurrkund”, tha Sejdiu.

Në oborrin e familjes Sejdiu ishte vrarë edhe njëri nga djemtë e familjes Nebihu. Pak më tej ishte vrarë edhe djali tjetër i kësaj familjeje dhe nusja shtatzënë në muajin e shtatë. Por, dëshmia që dikur kishte dhënë nëna e tyre, Elhame Ahmeti, mbeti pa u dëgjuar nga shteti, pasi para dy vjetësh ajo vdiq.

Në një dokumentar të KTV-së, në 2007-n, ajo flet për momentin kritik.

“Rukija, kapakun e kresë. Ky trup i jemi e ka marrë dhe e ia kam mbledhur trutë dhe ia kam qit mos ta shohin tjerët, edhe ajo shtatzanë. Janë hy brenda i kanë ra Xhemshirit. Edhe djalin e vrajtën. Ua kam qitë ujin e krejt fëmija janë kanë ulun”, kishte thënë Elhame Ahmeti.

Më së rëndi e përjetoi familja Ahmeti nga Likoshani, nga e cila u nxorën dhjetë meshkuj dhe u vranë pastaj. Në shtëpinë fqinje u vranë edhe dy anëtarë të familjes Xheli.

Xhevdet Ahmeti nuk kishte qëlluar atë ditë në shtëpi dhe është i vetmi nga burrat që i shpëtoi masakrës.

“Ekzekutimi kishte qenë i rëndë, i mundimshëm dhe kishin kryer masakër mbi familjen tonë, Behram Fazliun dhe ofensiva kishte vazhduar edhe mbi fshatin Qirez, ku me këtë rast vriten 24 shqiptarë më 28 shkurt 1998”, tha Ahmeti.

Ahmeti shprehet i zhgënjyer nga organet e drejtësisë që nuk bënë asgjë për t’i sjellë para drejtësisë autorët e masakrës.

“Përgjegjës për këtë masakër është shteti serb, ky ka qenë rast i izoluar pasi urdhrat për ekzekutimin e tyre janë dhënë nga organet më të larta shtetërore të Serbisë… nga prokurorët dhe dikush tjetër nuk kemi pasur intervistim të anëtarëve të familjes lidhur me këtë rast dhe deri më tani nuk është përgjigjur askush për këtë masakër”, tha Ahmeti.

Masakra në Likoshan e Qirez është e para nga ato që shteti serb i ka kryer në Kosovë gjatë viteve 1998 dhe 1999.

Gjithashtu lexoni:

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet

Fushë – Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

“Më ngatërruan me një person tjetër”, 30-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke

Kosova News 28/02/2023 28/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Zvicranët votojnë për kufizimin e popullsisë
15:02 -13/06/2026
Afër marrëveshjes SHBA-Iran, hap drejt hapjes së Ngushticës së Hormuzit
14:37 -13/06/2026
Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit
13:49 -13/06/2026
Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë
13:26 -13/06/2026
Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet
13:12 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?