KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SHBA dërgon 100 milionë dollarë ndihmë shtesë për Turqinë dhe Sirinë
Botë

SHBA dërgon 100 milionë dollarë ndihmë shtesë për Turqinë dhe Sirinë

Kosova News
Kosova News 21:21 -19/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti të dielën në Turqi për një vizitë zyrtare. Ai zhvilloi diskutime me autoritetet turke mbi ndihmën e mëtejshme të Uashingtonit për Ankaranë, ndërsa vendi po përballet me pasojat e tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit, që shkaktoi vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve.Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi pjesën juglindore të Turqisë dhe vendin fqinj të saj Sirinë. Si pasojë humbën jetën më shumë se 45,000 persona. Mbi një milion të tjerë kanë mbetur të pastrehë dhe sipas parashikimeve, kostoja ekonomike e shkaktuar nga tërmeti mund të arrijë në miliarda dollarë.Në krye të axhendës së zotit Blinken do të jetë edhe çështja e anëtarësimit në NATO, e Suedisë dhe Finlandës. Deri tani Turqia ka refuzuar të ratifikojë protokollet e pranimit të tyre në aleancë, duke thënë se Stokholmi në veçanti, ka strehuar ata që Ankaraja i quan anëtarë të grupeve terroriste. Turqia ka dhënë së fundmi sinjale se do të miratojë vetëm kërkesën e Finlandës.Diplomati i lartë amerikan u ndal të dielën pasdite në provincën jugore turke të Adanas, e më pas pa nga lart me helikopter, zonat e goditura nga tërmeti, shoqëruar nga homologu i tij turk, Mevlut Cavusoglu. Zoti Blinken pritet të zhvillojë bisedime të mëtejshme dypalëshe në Ankara ditën e hënë.

Sipas burimeve në dijeni të axhendës, zoti Blinken do të takohet edhe me Presidentin turk Tajip Erdogan.Shtetet e Bashkuara kanë dërguar tashmë në Turqi një ekip për operacionet e kërkim-shpëtimi, medikamente mjekësore, makineri për thyerjen e betonit si dhe fonde shtesë prej 85 milionë dollarësh në ndihma humanitare që mbulojnë gjithashtu edhe Sirinë. Zoti Blinken tha se Uashingtoni do të ofrojë edhe 100 milionë dollarë të tjerë për të ndihmuar njerëzit në nevojë.Vizita e parë e zotit Blinken në Turqi në cilësinë e Sekretarit të Shtetit ishte diçka për të cilën po punohej prej kohësh, por ajo vjen dy vjet pasi zoti Blinken mori detyrën. Kjo është në kontrast të fortë me atë çfarë kanë bërë disa nga paraardhësit e zotit Blinken, përfshirë Hillary Clinton-in dhe Rex Tillerson-in, të cilët zhvilluan vizitën e tyre të parë brenda tre muajsh nga marrja e detyrës.Vonesat në këtë rast thonë analistët, tregojnë nivelin e tensioneve në marrëdhëniet mes dy vendeve, marrëdhënie që u përkeqësuan veçanërisht që nga viti 2019, kur Ankaraja bleu sistemet ruse të mbrojtjes raketore.Ndërsa Shtetet e Bashkuara e kanë vlerësuar Turqinë për disa nga veprimet e saj gjatë sulmit rus në Ukrainë, ekspertët thonë se Uashingtoni vazhdon të jetë i shqetësuar mbi marrëdhëniet e ngushta të Ankarasë me Moskën./ VOA

Gjithashtu lexoni:

SHBA-ja pezullon ndihma të fuqishme ushtarake për Ukrainën

Harrojini veturat në Amsterdam, edhe vendasit nuk kanë ku t’i parkojnë

Trump thotë se sulmet amerikane ‘zhdukën’ programin bërthamor të Iranit

Ekspozitë në Parlamentin e BE-së mbi mizoritë – eurodeputetët grekë dhe polakë kërkojnë dëmshpërblime

Gjermania dhe Britania do të nënshkruajnë një traktat mbrojtjeje të ndërsjellë

Kosova News 19/02/2023 19/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
58%
1 km/h
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
23:15 -02/07/2025
Çitaku: Albin Kurti po i shërben Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin
22:52 -02/07/2025
Murati: Rreth 29 milionë euro kosto të transfereve do t’i kursenin bizneset me integrimin e Kosovës në SEPA
21:46 -02/07/2025
Kurti: PDK-ja nuk është parti, është shoqëri aksionare me 4-5 kryetarë
21:42 -02/07/2025
Kurti: Procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të përfundojë brenda 3 javësh
21:38 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?