KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Amerika shpenzoi 440 mijë dollarë për ta rrëzuar balonën që mund të kushtojë 12 dollarë
Botë

Amerika shpenzoi 440 mijë dollarë për ta rrëzuar balonën që mund të kushtojë 12 dollarë

Kosova News
Kosova News 21:17 -18/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një grup entuziastësh amatorë të balonave në Illinois mund ta kenë zgjidhur misterin e një prej objekteve të panjohura fluturuese të rrëzuara nga Ushtria amerikane javën e kaluar, një sage që kishte tronditur kombin, shkruan “The Guardian” të shtunën.

“Brigada e Balonave” në Illinois ka thënë se një nga mjetet e saj “u zhduk në veprim” mbi Alaskë më 11 shkurt, në të njëjtën ditë që një avion amerikan F-22 rrëzoi një balonë të paidentifikuar jo shumë larg mbi territorin kanadez Yukon.

Në një postim në blog, grupi nuk i lidhi dy ngjarjet. Por trajektorja e balonës përpara regjistrimit të fundit sugjeron një lidhje mes saj dhe objektit që e rrëzoi Ushtria amerikane.

Nëse kjo është e vërtetë, do të thotë se ushtria amerikane ka shpenzuar një raketë që kushton 439 mijë për ta rrëzuar një balonë të padëmshme me vlerë vetëm 12 dollarë.

Ky balonë mbi Yukon ishte i dyti nga tre që u rrëzuan nga Ushtria amerikane me urdhër të presidentit Joe Biden në tre ditë radhazi fundjavën e kaluar – fillimisht pasi një objekt i veçantë, që dyshohet se është një balonë spiune kineze, u rrëzua mbi Atlantik më 4 shkurt.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se tre objektet e rrëzuara pas shkatërrimit të balonës “spiune” kineze, mund të ishin komerciale ose të lidhura me kërkimet për klimën.

Të enjten, pas disa ditësh presioni nga ligjvënësit demokratë dhe republikanë, dhe në mes të një mosmarrëveshjeje diplomatike në rritje me Kinën, Biden theu heshtjen.

“Asgjë tani nuk sugjeron se ato ishin të lidhura me programin e balonave të spiunazhit të Kinës ose se ato ishin automjete vëzhgimi nga ndonjë vend tjetër”, ka thënë ai.

Biden ka thënë se ato u rrëzuan sepse autoritetet konsideruan se përbënin një kërcënim për aviacionin, megjithëse disa vëzhgues thonë se rrëzimet ishin një reagim i tepruar mes presionit politik për zbulimin e balonës kineze.

Gjithashtu lexoni:

BE debaton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Rrokulliset një autobus në Gjermani, 23 të plagosur rëndë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë

Vritet zëvendëskomandanti i marinës ruse

Pentagoni: Administrata e Bidenit ka dërguar shumë armë në Ukrainë

Kosova News 18/02/2023 18/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

BE debaton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
08:39 -05/07/2025
Moti në vikend i nxehtë, temperatura deri në 37 gradë Celsius
08:34 -05/07/2025
Përpjekje tjetër për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
08:32 -05/07/2025
Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
22:49 -04/07/2025
Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve
22:46 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?