Sipas informacioneve të marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetit Publik në Turqi, 4mijë 627 foshnja kanë lindur në qytetet e prekura nga tërmeti me qendër Kahramanmaraş që ndodhi më 6 shkurt, raporton NTV, përcjell KosovaNews.
Siç njofton Ministria turke e Shëndetësisë, nënat e këtyre foshnjave të lindur në krahinat e prekura nga tërmetet shkatërruese janë duke marrë trajnime në mënyrë që të mbrohet shëndeti i tyre dhe i foshnjave të sapolindur.
Ndryshe, tërmeti prej 7.8 ballësh i 6 shkurtit – që u pasua nga një tërmet tjetër prej 7.5 ballësh dhe qindra dridhje të tjera të tokës – ka vrarë pothuajse 40 mijë persona në juglindje të Turqisë dhe disa pjesë të Sirisë së shkatërruar nga lufta civile 12-vjeçare.


