Në vazhdën e aktiviteteve senbsibilizuese që nisën në kuadër të Ditës për internet të sigurt, zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, mori pjesë në aktivitetet e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Mehmet Gjevori” në Prishtinë.
U zhvillua diskutim i përbashkët me nxënësit dhe stafin e kësaj shkolle për rëndësinë e përdorimit të internetit në mënyrë të dobishme e të përgjegjshme, në të mirë të edukimit cilësor dhe zhvillimit të përgjithshëm të fëmijëve dhe të rinjve tanë.
Përveç diskutimit dhe shkëmbimit të informacioneve mbi rolet e subjekteve arsimore dhe të prindërve në edukimin për përdorim të sigurt të internetit, pati edhe ekspozitë me komentim të punimeve nga ana e nxënësve, të cilët shpërfaqën njohje dhe gatishmëri për ta trasuar këtë temë ndër moshatarët e tyre në vazhdimësi.
Aktivitet të ngjashme janë mbajtuar në shkolla dhe komuna të ndryshme të Kosovës.



