KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Erdogan për ndihmën e shteteve të huaja: Turqia nuk do ta harrojë kurrë miqësinë që treguat në këto ditë të errëta
Botë

Erdogan për ndihmën e shteteve të huaja: Turqia nuk do ta harrojë kurrë miqësinë që treguat në këto ditë të errëta

Kosova News
Kosova News 16:59 -14/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Turqia u është mirënjohëse të gjitha vendeve për ndihmën që dhanë për përpjekjet e kërkim-shpëtimit dhe ndihmës pas tërmeteve të fuqishme, deklaroi sot presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Në një video-mesazh dërguar Samitit të Qeverive Botërore në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Erdogan tha se ekipet kanë nxjerrë më shumë se 8.000 njerëz të gjallë nga rrënojat e tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë jugore javën e kaluar.

Ai gjithashtu bëri të ditur se numri më i madh prej mbi 81 mijë personash të lënduar nga tërmetet janë liruar nga spitalet. transmeton KosovaNews.

“Dëshiroj të falënderoj edhe një herë të gjitha vendet mike dhe simotra që kanë mbledhur ndihma për kombin tonë ditë e natë dhe mbështetën përpjekjet tona të kërkim-shpëtimit me ekipet e tyre dhe që nuk na harruan në lutjet e tyre”, theksoi Erdogan.

Turqia, e cila po përballet me një nga “katastrofat më të mëdha natyrore” jo vetëm në historinë e saj, por edhe në historinë e njerëzimit, nuk do ta harrojë kurrë “miqësinë që treguat në këto ditë të errëta”, tha ai.

“Fatkeqësia e tërmetit tregoi edhe një herë rëndësinë e solidaritetit ndërkombëtar”, theksoi Erdoğan, pasi Turqia ka marrë mesazhe mbështetjeje dhe ngushëllime nga më shumë se 100 vende, përfshirë EBA ku po mbahet samiti, raporton AA, transmeton KosovaNews.

Më 6 shkurt, dy tërmete të mëdha goditën Turqinë jugore.

Lëkundjet me intensitet 7.6 dhe 7.7 ballë sipas shkallës së Rihterit, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaraş, preku rëndë edhe nëntë provinca të tjera: Hatay, Gaziantep, Adiyaman, Malatya, Adana, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Tërmetet u ndjenë edhe në disa vende fqinje duke shkaktuar viktima dhe dëme të konsiderueshme në veri të Sirisë./AA/

Më shumë se 31.600 njerëz humbën jetën në Türkiye, sipas shifrave të fundit zyrtare, ndërsa në Siri numri i të vdekurve ka arritur në 3.600.

Gjithashtu lexoni:

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje

Kosova News 14/02/2023 14/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?