Deputetët e Kosovës mblidhen sot në tentativën e dhjetë për konstituim të Kuvendit.
LVV pritet që për herë të shtatë për kryeparlamentare ta prezantojë Albulena Haxhiun, e cila nuk po merr përkrahje nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Procesi i konstituimit të Kuvendit ka ngelur në këtë pikë, të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.
Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt 2025 dhe ende nuk kemi Kuvend të konstituuar.
KosovaNews do të ju mbajë të informuar në kohë reale me të gjitha zhvillimet sot në Kuvend.