70 klasa të shkollave në Kamenicë, nga kjo javë do të kenë TV të menqur, transmeton KosovaNews.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj Komune, Kadri Rahimaj duke njoftuar se realizimi i këtij investimi, po fillon në Koretin.
“Behari vullnetarisht ka filluar montimin në klasat e Koretinit i asistuar nga Drejtori i Arsimit, Afrim Dervishi.”, ka shkruar Rahimaj në facebook.
Përmes këtij projekti, Rahimaj ka deklaruar se synon që të sigurohet qasja në platformën e mësimit digjital, ku fëmijët kanë mundësinë të jenë më interaktiv, gjithçka spjegohet më qartë dhe memorizimi është më i lehtë .
“Pasi që abetarja është e unifikuar dhe digjitale, përpos klasave tjera, çdo klasë e parë do të ketë TV të tillë. Po fillojmë reformë të mirëfilltë në shërbim të cilësisë.”, ka shkruar Rahimaj në facebook./KosovaNews/









