Gjuha e komunitetit rom, tashmë ka marrë rrugën drejt zyrtarizmit në Komunën e Prizrenit.
Kështu ka bërë të ditur aktivisti i këtij komuniteti dhe ish-zëvëndës ministri i Kulturës, Sejnur Veshall, transmeton KosovaNews.
Veshall, ka thënë se kjo inciativë është marrë nga rrjeti Ad Hoc, të krijuar nga intelektualët romë për njohjen e statutit të gjuhës rome.
Ai ka bërë të ditur se për zyrtarizmin e gjuhës rome në Prizren, është deklaruar pozitivisht edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.
“Atë që politika rome nuk ka pasur guxim e fuqi ta bëjë, e ka bërë shoqëria civile”, është shprehur Veshall./KosovaNews/