Sot nën prezencën e kryetarit të komunës së Prishtinës, Përparim Ramës, do të bëhen publikë adoptimet e para të qenve endacakë.
Këtë e kanë bërë të ditur në një njoftim nga komuna e kryeqytetit, në të cilin shtohet se do të jepen edhe kontratat për adoptimin e këtyre kafshëve.
Ngjarja është paraparë të zhvillohet në ora 11.oo, në fshatin Honrofc.
Kujtojmë se Komuna e Prishtinës ka në plan të ndajë nga 50 euro në muaj për qytetarët që adoptojnë qen endacakë.
Një person që e merr një qen do të subvencionohet me 50 euro në muaj, përderisa qytetarët mund t’i marrin deri në 5 qen.


