Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 307.
Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 311 testime prej të cilave 25 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas raportit të fundit nuk ka pasur asnjë person të vdekur nga COVID-19, kurse janë shëruar 67.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 20 persona, kurse gjithsej janë dhënë 1.835.791 doza të vaksinës, njofton MSh.