Deputetja e zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka deklaruar se votimi i fshehtë është i paraparë me Kushtetutë dhe rregulloren e Kuvendit, duke e cilësuar si mënyrë të duhur për të kapërcyer bllokadën e opozitës. Sipas saj, opozita po pengon formimin e qeverisë për herë të dhjetë.
Gërvalla akuzoi opozitën për mungesë marrëveshjeje të brendshme dhe përpjekje për zgjatjen e ngërçit, ndoshta me shpresën për ndërhyrje nga jashtë.
Ajo shtoi se takimi i grupit parlamentar do të vazhdojë për të diskutuar qasjen e mëtejshme.
Sipas saj, votimi i fshehtë është i paraparë me Kushtetutë dhe rregulloren e Kuvendit dhe është mënyra më e mirë për të kaluar bllokadën e vazhdueshme të opozitës.
Gërvalla argumentoi se votimi i hapur nuk kishte sjellë rezultat, pasi opozita nuk kishte arritur marrëveshje mes vete për krijimin e qeverisë. Ajo pretendoi se opozita synon ta zgjasë ngërçin, ndoshta duke pritur ndihmë nga jashtë, pasi sipas saj, nuk ka tjetër shpjegim për situatën aktuale
” Ne tani do të vazhdojmë me takimin grupit parlamentar, do ta diskutojmë se cila do të jetë qasja sot. Votimi i fshehtë është i paraparë edhe me Kushtetutë dhe rregulloren e Kuvendit, dhe më duket mënyrë shumë mirë për ta kaluar këtë bllokadë të vazhdueshme opozita sot për të dhjetën herë. Vota e hapur e provuam nuk e morëm do të sepse si duhet opozita nuk ka arritur marrëveshje mes vete për krijimin e qeverisë, në raste siç supozojnë ata Kurti nuk do ta arrite ta bënte qeverinë. Janë të interesuar që ta zgjasin ngërçin sigurt presin nga një ndihmë nga jashtë sepse tjetër shpjegim nuk ka”, ka theksuar ajo.