KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 25-vjetori i masakrës në tregun e Mitrovicës, kryeministri Kurti: Theksojmë domosdoshmërinë për drejtësi për të gjtha viktimat
Politikë

25-vjetori i masakrës në tregun e Mitrovicës, kryeministri Kurti: Theksojmë domosdoshmërinë për drejtësi për të gjtha viktimat

Kosova News
Kosova News 11:23 -13/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për 25-vjetorin e masakrës në tregun e gjelbër në Mitrovicë, ka theksuar domosdoshmërinë për drejtësi për viktimat e kësaj masakre dhe qindra masakrave të tjera të kryera nga Serbia në Kosovë.

Kurti ka thënë se në këtë ditë nuk ka si të mos na vie në mendje masakra në tregun Markale në Sarajevë, që sipas tij, ishte një nga krimet më të rënda gjatë rrethimit të qytetit në vitet 1992-1995.

“Këto masakra në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, janë dëshmi e veprimeve gjenocidale të Serbisë”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka thënë se sulmi me granata supozohet të ketë ardhur nga një objekt ushtarak, ku ishin të vendosura forcat serbe gjatë luftës 1998-99. Në atë vend tashmë qëndron kampi i Policisë së Kosovës.

“Në përvjetorin e 25-të, ishim në Mitrovicë për të nderuar kujtimin e civilëve të vrarë nga forcat e Serbisë. Së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Drejtorin Ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, si dhe deputetë të Kuvendit, vendosëm lule të freskëta para pllakës përkujtimore të kësaj masakre”, ka thënë tutje kreu i ekzekutivit.

Ai ka shtuar se qoftë i përjetshëm kujtimi për të vrarët: Abaz Mecinaj (1944), Ahmet Strana (1941), Elizabeta Hasani (1994), Ragip Bajrami (1946), Rrahim Peci (1934), Sevdije Selani (1949) dhe Valdete Strana (1977).

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 25 vjet më parë e ku pati viktima dhe qindra të plagosur.

Atë kohë, forcat serbe sulmuan me minahedhës derisa tregu ishte përplot me njerëz, ndërsa si pasojë mbetën të vdekur gjashtë qytetarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra, ndërsa u plagosën edhe 128 të tjerë.

Përfaqësues të institucioneve komunale dhe asociacioneve të tjera në Mitrovicë, familjarë të viktimave e martirëve, si dhe qytetarë të tjerë, çdo vit mblidhen në vendin e ngjarjes në nderim të viktimave të masakrës së tregut në Mitrovicë, që ndodhi 25 vjet më parë

Gjithashtu lexoni:

Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja

Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

Muja: Telekomit po i kthehen milionat e vjedhura, opozita shpik skandale

Kosova News 13/03/2024 13/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sat
25 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

KESCO: Vetëm A3 prodhon, KEK nuk jep shifra për prodhimin dhe konsumimin
20:44 -21/06/2025
Dortmundi fiton goleadën ndaj skuadrës afrikane
20:04 -21/06/2025
Bizneset kërcënojnë me bllokadë të rrugëve nëse ZRRE-ja nuk pezullon vendimin, afati përfundon sot
19:27 -21/06/2025
Houthi kërcënon ShBA-në nëse e sulmon Iranin
18:58 -21/06/2025
Mbappe mungon sërish për Real Madrid
18:46 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?