Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 202.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 32 raste të reja me Covid-19, nga 175 testime sa janë bërë gjithsej.
Sipas raportit të fundit, nga COVID-19 një person ka vdekur, ndërsa janë shëruar 20 persona.
Prej fillimit të paraqitjes së COVID-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,034 raste, kanë vdekur 3,208 persona, kurse janë shëruar gjithsej 269, 624, njofton Ministria e Shëndetësisë.