KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 1.8 milionë fletëvotime do të shtypen për zgjedhjet lokale
Politikë

1.8 milionë fletëvotime do të shtypen për zgjedhjet lokale

Kosova News
Kosova News 11:37 -08/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e 56-të për këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje KQZ mori vendime kyçe në lidhje me përgatitjet teknike për Zgjedhjet Lokale 2025.

Një nga vendimet kryesore ishte caktimi i numrit të fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave votuese që do të shtypen për raundin e parë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunave dhe Kuvendet Komunale.

Sipas këtij vendimi do të shtypen 1,800,410 fletëvotime për Kryetar të Komunave dhe po aq edhe për Kuvendet Komunale.

Këto fletëvotime do të mbulojnë të gjitha format e votimit: votimin në vendvotime të rregullta, votimin me kusht, votimin për personat me nevoja të veçanta, votimin përmes postës dhe rezervat teknike.

Numri i fletëvotimeve është 13% më i ulët sesa numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote, i cili, sipas Listës Votuese të certifikuar nga KQZ, është 2,069,098 votues.

Sipas të dhënave të detajuara: 2,025,105 qytetarë janë të regjistruar për të votuar në vendvotimet brenda Kosovës kurse 43,993 qytetarë janë të regjistruar për të votuar përmes postës nga jashtë vendit

Zgjedhjet Lokale do të organizohen në 938 Qendra të Votimit, 2,625 vendvotime, nga të cilat 910 Qendra të Votimit me 2,571 vendvotime të rregullta dhe 38 Qendra të Votimit me 54 vendvotime për votimin me kusht.

KQZ ka njoftuar se përgatitjet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor po ecin sipas planit dhe në përputhje me ligjin zgjedhor të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë

Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit

Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet

Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?

6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Kosova News 08/09/2025 08/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria miraton dhënien me qira të një pjese të pronës publike në Reçak për shfrytëzimin e gurit gëlqeror
15:59 -24/07/2026
Miratohet projekt-rregullorja për rekrutimin e zjarrfikësve
15:57 -24/07/2026
Miratohet nisma për marrëveshjen e grantit prej 17.2 milionë eurosh për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë
15:54 -24/07/2026
Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë
15:40 -24/07/2026
Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit
15:37 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?