Prishtina ka vazhduar me përforcimet në prag të sezonit të ri, duke nënshkruar me futbollistin Valmir Veliu.
Veliu i bashkohet klubit kryeqytetas nga skuadra e Llapit, ku ka pasur paraqitje të mira në edicionet e fundit.
Ky është lojtari i tretë që vjen nga Llapi te Prishtina, pas transferimeve të Blendi Baftiut dhe Hamdi Namanit më herët gjatë verës.
Prishtina po synon të ndërtojë një ekip të fortë dhe konkurrues për sezonin e ardhshëm në Superligë.
Përveç përvojës, klubi ka shtuar edhe talent të ri në skuadër me afrimin e Drin Bajraktarit dhe Dren Zeqirit nga Ramiz Sadiku.
Këto lëvizje tregojnë për ambiciet e Prishtinës për të rikthyer dominimin në futbollin kosovar.