KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zyra e kryeministrit  pranon se Kurti u mashtrua nga komedianët rusë
Politikë

Zyra e kryeministrit  pranon se Kurti u mashtrua nga komedianët rusë

Kosova News
Kosova News 16:50 -26/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyra e Kryeministrit ka reaguar pas videos e cila u publikua nga komedianët e famshëm rusë “Vovan & Lexus” me kryeministrin Albin Kurti, për të cilin thanë se ky i fundit ka rënë pre e mashtrimit të tyre. Komedianët në videon e publikuar kanë shkruar se i janë prezantuar Kurtit si presidenti letonez.

E, ZKM-ja duke e konfirmuar se kryeministri Kurti ka rënë pre e mashtrimit, ka thënë se ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt, pas zgjedhjeve, kur Kurti po pranonte një numër mesazhesh urimi dhe për rezultatet e zgjedhjeve. Ka shtuar se për shkak të kohës, “nuk ishte gjithnjë e mundshme që të kryheshin verifikime të plota të secilës thirrje”.

“Ky incident fatkeq riforcon atë që e kemi ditur prej kohësh: Rusia është e fiksuar me Kosovën dhe vazhdon ta shënjestrojë shtetin tonë. Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Sputnik Serbia dhe Russia Today publikuan mbi 60 lajme të rreme dhe artikuj dezinformues, duke ndërhyrë në procesin tonë demokratik, siç është dokumentuar nga Misioni  i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve”, thuhet në reagimin e ZKM-së.

Ndërkaq, për deklaratat për të cilat Kurti flet gjatë thirrjes me komedianët, ZKM-ja ka thënë se kjo e “riafirmon qëndrimin parimor dhe të qëndrueshëm të kryeministrit për çështje kyçe, qoftë në biseda publike apo private”.

Në video, Kurti dëgjohet teksa ankohet se ndaj tij ka pasur luftë hibride. Këtu ka thënë se lufta e tillë është bërë kryesisht nga Serbia, Rusia “por edhe elementë të tyre brenda Kosovës”. Sipas tij, lufta e parë ndaj tij është bërë përmes dezinformatave.

Pikë të dytë i ka përmendur “premtimet irracionale nga opozita, që po flirtonte me luftën hibride”.

E në pikë të tretë të “luftës hibride ndaj tij”, Kurti ka përmendur oligarkë.

Kurti ka kritikuar edhe Richard Grenellin, ish-emisarin amerikan për dialogun, Kosovë-Serbi. Sipas kryeministrit Kurti, Grenelli ka punuar katër vjet kundër tij.

“Ai ka qenë edhe instrument në rrëzimin e Qeverisë sime herën e kaluar”, ka thënë Kurti teksa ka shtuar se Grenelli ka dekoratë në Serbi. “Nuk është mirë që të marrësh një të tillë nga një shtet autoritar dhe të pretendosh se je neutral”.

Në video ai ka treguar edhe për furnizimet e ushtrisë e fabrikën e municioneve.

Gjithashtu lexoni:

Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri

Zafir Berisha ndahet nga NISMA e Fatmir Limës

Konfiskohen 180 copë veshmbathje, dyshohet se ishin imitim i markave ndërkombëtare

Abdixhiku: Refuzimi i thirrjes për Qeveri Uniteti është karikaturë politike, LDK-ja do të vazhdojë të ofrojë zgjidhje

Osmani takon shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, diskutojnë për krijimin e institucioneve

Kosova News 26/03/2025 26/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
13° _ 13°
62%
3 km/h
Tue
26 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
26 °C
Sat
17 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla për Stacionin Policor në Zveçan: Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit
23:22 -09/06/2025
Kurti publikon fotografi nga Liqeni i Ujmanit: Tashmë ka rend e ligj, shërbime efikase për qytetarët dhe gjithëpërfshirje
23:18 -09/06/2025
Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri
22:21 -09/06/2025
Një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu të ndalur në Serbi
21:35 -09/06/2025
Kosova shënon fitore ndaj Komoreve, shkëlqen Albion Rrahmani
21:32 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?