KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zvicër: Një kosovar dëbohet, tentoi të punësohej me dokumente polake të falsifikuara
Lajme

Zvicër: Një kosovar dëbohet, tentoi të punësohej me dokumente polake të falsifikuara

Kosova News
Kosova News 09:20 -05/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një shtetas i Kosovës është dëbuar nga Zvicra pasi tentoi të punësohej duke përdorur dokumente polake të falsifikuara. Gjykata Administrative ka konstatuar se urdhri për largimin nga vendi, i lëshuar nga Zyra për Migrim dhe Integrim (MIKA), ishte i ligjshëm dhe proporcional.

Ngjarja ndodhi në komunën Frick, ku personi në fjalë u paraqit në zyrën e banorëve duke pretenduar se ishte shtetas polak, duke paraqitur një pasaportë, kartë identiteti dhe patentëshofer të falsifikuara. Pas konsultimit me autoritetet polake, MIKA konstatoi se dokumentet ishin të rreme. Më pas, pas pothuajse një muaji, personi u arrestua nga policia kantonale dhe u vendos në qendrën e paraburgimit në Frick.

Fillimisht, siç raporton albinfo.ch, i arrestuari vazhdoi të këmbëngulte në identitetin e rremë, por gjatë marrjes në pyetje pranoi se ishte shtetas i Kosovës dhe kishte përdorur një emër tjetër.

Ndryshe nga qytetarët e Polonisë – një shtet anëtar i BE-së/EFTA-s që gëzon përparësi në qasjen në tregun e punës në Zvicër, shtetasit e vendeve të treta, si Kosova, përballen me kushte më të rrepta për punësim.

Gjykata Administrative theksoi se përdorimi i dokumenteve të falsifikuara për të fituar të drejtën e punës përbën rrezik për arratisje dhe shmangie të urdhrave zyrtarë. Sipas gjykatës, paraburgimi ishte i nevojshëm për të siguruar largimin e tij nga vendi dhe nuk kishte masa më të lehta që mund të zbatoheshin në këtë rast.

Po ashtu, nuk u paraqitën rrethana familjare apo shëndetësore që do ta bënin paraburgimin të dukshëm si disproporcional. Për rrjedhojë, Gjykata Administrative mbështeti vendimin për paraburgim në pritje të deportimit dhe e cilësoi të ligjshëm dhe të arsyeshëm urdhrin e largimit nga Zvicra dhe zona Shengen.

Gjithashtu lexoni:

Ushtarët italianë të KFOR-it me patrullime të rregullta në Kosovë

KFOR-i dhuron donacione në disa komuna

Aksident trafiku Prishtinë-Ferizaj, një person i lënduar

BE-ja mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale përkundër sanksioneve amerikane

Hakmarrja e Putinit, Rusia bombardon Kievin

Kosova News 05/06/2025 05/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Ushtarët italianë të KFOR-it me patrullime të rregullta në Kosovë
15:15 -06/06/2025
KFOR-i dhuron donacione në disa komuna
14:25 -06/06/2025
Universiteti i Prishtinës zgjeron bashkëpunimet me universitetet hungareze
14:16 -06/06/2025
Aksident trafiku Prishtinë-Ferizaj, një person i lënduar
13:57 -06/06/2025
BE-ja mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale përkundër sanksioneve amerikane
13:09 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?