KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosovarja tenton ta vras ish-bashkëshortin në Zvicër, dënohet me 14 vjet burg
Botë

Kosovarja tenton ta vras ish-bashkëshortin në Zvicër, dënohet me 14 vjet burg

Kosova News
Kosova News 17:13 -13/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Vendimi i Gjykatës Supreme Federale, dënon shqiptaren nga Kosova me 14 vite burg dhe me dëbim 12 vjeçar nga vendi. 

Shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër, Gjykata Federale ka hedhur poshtë apelin e nënës 56-vjeçare të katër fëmijëve të rritur.

Ajo ka konfirmuar 14 vjet burg bashkë me dëbimin e saj prej dymbëdhjetë vjetësh nga vendi.

Në prill të vitit 2018, gruaja nga Kosova kishte joshur në shtëpinë e saj ish bashkëshortin, i cili në atë kohë nuk jetonte më me familjen. Ai synonte të fillonte një jetë të re me të dashurën e tij.

Me atë rast gruaja i kishte dhënë burrit një pije me drogë. Kur kishte parë se në mëngjesin pasues ai ishte ende gjallë, ajo ishte përpjekur ta mbyste me një karikues (kabllo) celulari, shkruan sda.ch, njofton albinfo. Megjithatë, vajza arriti ta tërhiqte nënën, sipas një vendimi të gjykatës federale të publikuar të hënën.

Gjyqtarët e Lozanës mbështesin pikëpamjen e gjykatës më të ulët, asaj kantonale të Cyrihut se akti nuk duhet të cilësohet si tentativë për vrasje, por si vrasje. Gruaja vetëm kohët e fundit kishte blerë barin për koktejin helmues. Dhe për më tepër, kur e gjeti atë të gjallë të nesërmen dhe u përpoq ta mbyste, ajo veproi me qëllimin për të vrarë.

Motivi i vrasjes në tentativë është, sipas gjykatës federale, krenaria e prekur e autores, e cila nuk duroi dot që i shoqi e la për një grua tjetër. Burri kishte njoftuar gjithashtu se do t’ia transferonte pasurinë e paluajtshme partneres së tij të re.

Gjykata e Lartë Federale refuzoi gjithashtu kërkesën për të hequr dorë nga dëbimi i dorases nga shteti. Kërkesat ligjore për këtë janë plotësuar. Nuk ka “rast vështirësie” në këtë pikë, pavarësisht faktit se gruaja ka jetuar me dekada në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Ajo ka shkuar rregullisht në Kosovë dhe e flet gjuhën kështu që riintegrimi atje do të jetë i mundur.

E dënuara nuk kishte asnjë shans për një apel të mëtejshëm në Gjykatën e Lartë Federale. Ajo kishte apeluar kundër lirimit të bashkëshortit të saj nga akuzat për sulm seksual dhe përdhunim.

Gjykata e Lartë Federale mbështet argumentet e gjykatës më të ulët në Cyrih, sipas së cilës deklaratat e bëra nga gruaja nuk janë të besueshme. Përshkrimet e saj ishin shumë kontradiktore.

Gjithashtu lexoni:

Trump paralajmëron tarifa të reja

Rute: Lufta e Tretë Botërore mund të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi Jinpingut dhe Vladimir Putinit

Izraeli dërgon ekipin në Katar për bisedime me Hamasin – a do të shohim një armëpushim në Gaza së shpejti?

Dyshohet për atentatin ndaj “mbretit të kokainës” në Milano/ Ekstradohet nga Dubai në Itali shqiptari në kërkim

Përmbytjet në Teksas, mbi 51 viktima e dhjetëra të zhdukur. Vijojnë kërkimet

Kosova News 13/02/2023 13/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Katër të lënduar në një vetaksident në Batllavë të Podujevës
13:30 -07/07/2025
Për të përballuar fluksin, zgjatet orari i punës për disa shërbime komunale në Prishtinë
13:10 -07/07/2025
Hajdari u bën thirrje deputetëve që të kryejnë obligimin kushtetues
12:57 -07/07/2025
Komuna e Pejës: Nuk mund të lëshojmë dokumente, problem në rrjetin e MPB-së
12:43 -07/07/2025
Peci vlerëson Berishën: Si ai duhet të sillen shumica e deputetëve
12:14 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?