KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zv.kryeministri Bislimi: Kosova beson në të ardhmen e vet evropiane
Politikë

Zv.kryeministri Bislimi: Kosova beson në të ardhmen e vet evropiane

Kosova News
Kosova News 13:17 -30/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka reaguar ndaj kritikave të opozitarëve, duke shpërfaqur qëndrimet e qeverisë në proceset në të cilat ndodhet Kosova.

Ai tha se agjenda e reformave evropiane nga qeveria është trajtuar me seriozitet.

“Agjenda e reformave në qeverisjen e tanishme është trajtuar me seriozitet. Mobilizimi për të kapur hapin e procesit të integrimit evropian pas stagnimit disavjeçarë po jep frytet e veta”, deklaroi Bislimi.

Ai bëri të ditur se raporti i fundit i muajit nëntor përfshin zhvillimet nga muaji korrik i vitit të kaluar deri në muajin qershor të këtij viti e që, sipas tij, është raporti i parë pas aplikimit për anëtarësim të Kosovës në BE dhe pas aplikimit për liberalizim të vizave nga një janari të vitit 2024.

Bislimi, më tej, foli për pakon e BE-së për zgjerim, duke përmendur Ukrainën, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Bosnjën, që, sipas tij, kjo është me rëndësi strategjike në përshpejtimin e zgjerimit të BE-së dhe në ofrimin e sigurisë, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

“Procesi i anëtarësimit në BE duhet të jetë në plotni i bazuar në meritokraci. Kosova beson në të ardhmen e vet evropiane dhe, si shembull i demokracisë në rajon, duhet t’i jepet mundësia që këtë ta dëshmojë”, deklaroi Bislimi.

Ai bëri të njohur faktin që kryeministri i Kosovë,  Albin Kurti, më 15 dhjetor të vitit të kaluar, gjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së, ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në BE. 

Zv.kryeministri Bislimi: Masat e BE-së kanë pasur efekt në Raportin e Progresit

Gjithashtu lexoni:

Kurti përkujton Fazli Greiçevcin dhe Cen Dugollin: U vranë në të njëjtën datë, në të njëjtin vend, nga i njëjti pushtet

Ibishi: Hapja e urës mbi Ibër, e arritur e jashtëzakonshme për integrimin e veriut

Haxhiu: Shqipja nuk mund të mbetet gjuhë e së kaluarës në një botë që po ndërton të ardhmen me algoritme

PDK-ja i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?