KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zhegrova dhe David, dyshja që po bën të dridhen të mëdhenjtë e Evropës
Sport

Zhegrova dhe David, dyshja që po bën të dridhen të mëdhenjtë e Evropës

Kosova News
Kosova News 16:32 -06/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Që nga gushti dy sulmuesit kanë shënuar dhjetë nga njëmbëdhjetë golat e Lillet në Ligën e Kampionëve. Të martën Lille barazoi 1:1 ndaj Juventusit të Torinos, falë golit të Davidit me asistim të Zhegrovës

(Le Monde) – Njëri është kanadez dhe tjetri kosovar – dy shtete modeste të futbollit – gjë që nuk i pengon ata të bartin barrën kryesore te skuadra e Lillet në Ligën e Kampionëve. I pari, Jonathan David, është golashënues modern, nga ata që vrapojnë shpejt dhe shënojnë shumë. I dyti, Edon Zhegrova, një lojtar që kalon mbrojtësit ku të dojë.

Dyshja e Lillet shkëlqeu sërish të martën, më 5 nëntor, gjatë barazimit të veriorëve kundër Juventusit të Torinos (1:1), kundërshtari i tretë nga katër ndeshjet e deritashme të Ligës së Kampionëve. Falë tyre, Lille doli i pamposhtur nga Real Madridi, Atletico Madridi dhe Juventusi.

Pak para përfundimit të 30-minutëshit të parë, Edon Zhegrova dribloi kolumbianin Juan Cabal, përpara se të jepte një pasim mjeshtëror në thellësi Jonathan Davidit. Sulmuesi i shpejtë u nis drejt portës dhe me gjakftohtësi shënoi golin e parë të ndeshjes.

Dyshja ka shënuar dhjetë nga njëmbëdhjetë golat e Lillet në Champions

Dy javë më parë dy lojtarët kanë qenë arkitektët kryesorë në suksesin kundër Atletico Madridit. Me hyrjën në lojë, Edon Zhegrova barazoi rezultatin me supergol para se Jonathan David të shënonte dy gola në fitoren 3:1. Në ndeshjen e dytë kundër Real Madridit, Zhegrova siguroi penalltinë prej të cilës u shënua goli i fitores nga David. Rezultatet e fundit bënë që Lille ta harrojë humbjen 2:0 nga Sportingu në Lisbonë. 

Pa dy lojtarët Lille mbase nuk do të arrinte të përfshihej në këtë grup unik prej 36 skuadrash, një risi e edicionit aktual të garës prestigjioze evropiane. Gjatë raundit kualifikues dhe plejofit këtë verë, kundër Fenerbahçes dhe Slavia Pragës, dyshja shënoi pesë nga gjashtë golat e ekipit të tyre, me kanadezin i cili shtoi dy asistime. Qëkur Lille filloi kampionatin evropian më 8 gusht, vetëm një nga golat e tyre nuk është shënuar nga Zhegrova dhe David.

Dy të fortët e Bruno Genesios

Dy të fortët e skuadrës së Bruno Genesio mund të ishin larguar nga veriu i Francës gjatë afatit kalimtar të verës. David kishte një bindje se mund të synonte një klub të madh kontinental, gjashtë vjet pas mbërritjes së tij në Evropë dhe pas katër sezonesh në Lille, ku shënoi pothuajse njëqind gola. Në fund të fundit, asnjë ofertë konkrete nuk erdhi për talentin 24-vjeçar në adresë të Lillet.

Gjithashtu lexoni:

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare

Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush

Sonte gjysmëfinalja e Botërorit, Spanja apo Franca në finalen e madhe?

Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin

Kosova News 06/11/2024 06/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë
09:46 -15/07/2026
Çmimi i derivateve të naftës në Kosovë
09:25 -15/07/2026
Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës
09:03 -15/07/2026
Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit
08:44 -15/07/2026
Nis sot ndërtimi i Parkut Solar 105 MW në Rahovec
08:41 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?