Një aksident i kushtoi me jetë një personi në Gremnik të Klinës.
A. Kalludra dyshohet se nuk arriti ta kontrollonte traktorin derisa po lëvizte në një tëposhtëz.
Kjo rezultoi me rrokullisje dhe lëndime fatale. Pavarësisht përpjekjeve për t’i ofruar ndihmë, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
Mbi rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës.
“Raportohet se një mashkull kosovar, deri sa ishte duke e drejtuar traktorin, humb kontrollin mbi traktorin, rrokulliset dhe përfundon në greminë, mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka humbur jetë”, thuhet në raport policor.


