KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zhdukja e 29-vjeçarit në Klos pas shembjes së dheut, reagon sërish Ministria e Mbrojtjes
Rajon

Zhdukja e 29-vjeçarit në Klos pas shembjes së dheut, reagon sërish Ministria e Mbrojtjes

Kosova News
Kosova News 17:48 -08/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ende vijojnë kërkimet për trupin e 29-vjeçarit që u zu nga masive i dheut, teksa po punonte me ekskavator në vendin e quajtur “Qafa e Burrelit”, në ambientet e fabrikës së përpunimit të kromit që ndodhet në territorin e bashkisë Klos.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije qindra persona janë angazhuar për gjetjen e trupit, por rrëshqitja ka përshkuar një distancë rreth 6 km në një terren shumë të vështirë për ndërhyrje dhe kërkim.

“Më datë 03 maj 2025, rreth orës 14:30, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, afër fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos, ka ndodhur një rrëshqitje masive dheu në një distancë prej rreth 2 km.

Gjatë këtij momenti, në vendngjarje ishte duke punuar me ekskavator një punonjës i një kompanie private që ushtron aktivitet në fushën e shfrytëzimit të mineraleve.

Si pasojë e rrëshqitjes, punëtori është zënë dhe mbuluar nga masivi i dheut dhe inerteve.

Forcat e angazhuara në operacionin e kërkim-shpëtimit:

Që nga dita e parë, në vendngjarje janë angazhuar struktura dhe mjete të shumta për gjetjen e trupit të punonjësit:

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM): 74 punonjës dhe pajisje speciale si kamera termike dhe skaner nëntokësor.

Forcat e Armatosura: 115 forca nga reparti ushtarak 1013 Burrel, 12 efektivë nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile (BMEC) me pajisje speciale për kërkim-shpëtim në rrënoja, 24 efektivë nga kompania EOD (Batalioni i Xhenios), të pajisur me pajisje për detektimin e metaleve.

Policia e Shtetit: 24 efektivë.

Urgjenca Mjekësore: E pranishme në vendngjarje për ndihmën e nevojshme.

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore: 6 punonjës.

Vullnetarë: 535 qytetarë dhe 2 ekskavatorë që janë duke punuar intensivisht në një pjesë të zonës ku ka ndodhur rrëshqitja.

Strukturat lokale: Të angazhuara janë strukturat e pushtetit vendor të Bashkisë Klos, Bashkisë Mat dhe Prefekturës Dibër.

Mbështetja ndërkombëtare:

Me koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për shkak të kompleksitetit të operacionit dhe vështirësisë së terrenit, më datë 06.05.2025, përmes Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, është kërkuar mbështetje nga Kosova me forca të specializuara për kërkim-shpëtim.

Më datë 07.05.2025, një ekip i specializuar i Kërkim-Shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga 12 efektivë dhe 2 qen të trajnuar për gjetjen e personave nën rrënoja, është bashkuar me operacionin në terren.

Kushtet në terren:

Sipas vlerësimeve në terren dhe diskutimeve me drejtuesit operativë, rrëshqitja ka përshkuar një distancë rreth 6 km në një terren shumë të vështirë për ndërhyrje dhe kërkim. Në një segment të terrenit, rreth 500 metra nga pika e rrëshqitjes pranë fabrikës së pasurimit të kromit, janë futur dy ekskavatorë për të ndihmuar në gërmimin dhe gjetjen e trupit.

Koordinimi i operacionit:

Operacioni po drejtohet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat qendrore dhe vendore.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat operacionale mbeten të angazhuara maksimalisht deri në përfundimin e operacionit dhe lokalizimin e personit të humbur”-njofton ministria.

Gjithashtu lexoni:

Maqedonia e Veriut dhe Britania nënshkruajnë Marrëveshjen e Partneritetit Strategjik

U lëshuan 52 urdhër-arreste, pamje nga operacioni anti-drogë ‘Ura’

SHBA-të miratojnë shitjen e helikopterëve ushtarakë Bosnjës dhe Hercegovinës me vlerë 100 milionë dollarë

Taravari në takim me Ramën: Diskutuam edhe për çështje me rëndësi për shqiptarët në rajon

Shqipëri e Itali, operacion i gjerë anti-drogë, lëshohen 52 urdhër ndalimi

Kosova News 08/05/2025 08/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
23°C
Pristina
few clouds
24° _ 23°
49%
9 km/h
Fri
23 °C
Sat
11 °C
Sun
14 °C
Mon
19 °C
Tue
21 °C

Lajmet e Fundit

Nga 26 maji, Kosova nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak të udhëhequr nga ushtria e SHBA-së
17:34 -23/05/2025
Pas deklaratave të pamatura ndaj ndërkombëtarëve shkarkohet zv.ministri i Pushtetit Lokal Arbër Vokrri
16:55 -23/05/2025
Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të arrijnë në Kosovë në prillin e 2027-s
16:00 -23/05/2025
KRU “Prishtina”: Asnjë person i paautorizuar nuk guxon të manipulojë apo dëmtojë ujëmatësit
15:49 -23/05/2025
Ngrihet aktakuzë për “spiunazh” dhe armëmbajtje pa leje ndaj A.V – dyshohet për bashkëpunim me inteligjencën serbe
15:34 -23/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?