KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zgjimi kombëtar në Tiranë, mjaft më me padrejtësi për UÇK-në
Lajme

Zgjimi kombëtar në Tiranë, mjaft më me padrejtësi për UÇK-në

Kosova News
Kosova News 08:16 -17/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot, në orën 17:00, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë do të mbahet një protestë gjithëkombëtare në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë. Protesta është thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe ka për qëllim të kërkojë drejtësi për të akuzuarit dhe të mbrojë vlerat e luftës çlirimtare.

Gazmend Syla, nënkryetar i OVL-UÇK-së, vlerësoi se kjo pritet të jetë një nga protestat më të mëdha që nga përfundimi i luftës, duke theksuar mobilizimin e gjerë në të gjitha trojet shqiptare dhe në diasporë.
“Deri tani kemi të konfirmuar mbi 70 autobusë që do të nisen nga Kosova, ndërsa shumë pjesëmarrës do të udhëtojnë edhe me automjete private. Ka pjesëmarrje të paralajmëruar edhe nga Maqedonia e Veriut, nga Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe nga mërgata shqiptare”, tha Syla.

Sipas tij, protesta synon të dërgojë një mesazh të fuqishëm ndaj bashkësisë ndërkombëtare lidhur me, siç u shpreh ai, “humbjen e kredibilitetit të Gjykatës Speciale”, e cila sipas organizatorëve, ka devijuar nga mandati i saj fillestar për drejtësi.

“Tirana është gurthemeli i UÇK-së. Këtu janë vendosur lidhjet e para të themeluesve. Kjo është arsyeja pse zëri ynë nga këtu ka më shumë jehonë,” shtoi Syla.
Në mbështetje të protestës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë ka vendosur që Rruga e Kombit të jetë pa pagesë për 24 orë, për të lehtësuar qarkullimin e pjesëmarrësve nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare.

Protesta ka marrë mbështetje të gjerë nga organizata të dala nga lufta. Këshilli Koordinues i Shoqatave të Luftës ka deklaruar përkrahje të plotë, duke theksuar se protesta është reagim i drejtë ndaj asaj që ata e cilësojnë si “padrejtësi ndaj çlirimtarëve të Kosovës”.
“Nëse ka drejtësi, krerët e UÇK-së do të lirohen dhe do të kthehen faqebardhë. Është koha që kjo re e zezë mbi Republikën e Kosovës të përfundojë,” deklaroi Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Kosovës.

Ndërkohë, edhe Shoqata e të Burgosurve Politikë, përmes kryetarit Shefik Sadiku, ka bërë thirrje për transparencë nga Gjykata Speciale dhe për përfundimin sa më të shpejtë të mandatit të saj.
“Mbështesim protestën në Tiranë dhe çdo përpjekje për të mbrojtur vlerat e luftës sonë çlirimtare. Gjykata duhet të shmangë çdo padrejtësi të mëtejshme,” tha Sadiku.

Pjesëmarrësit pritet të vijnë nga të gjitha trevat shqiptare dhe mërgata, në një tubim që synon të përcjellë unitet kombëtar dhe kërkesë të qartë për drejtësi në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria miraton dhënien me qira të një pjese të pronës publike në Reçak për shfrytëzimin e gurit gëlqeror

Miratohet projekt-rregullorja për rekrutimin e zjarrfikësve

ATK inspekton 29 biznese në rajonin e Mitrovicës, në 27 prej tyre evidenton parregullsi

Tri kazerma të FSK-së do të ndërtohen me investime milionëshe

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Kosova News 17/10/2025 17/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria miraton dhënien me qira të një pjese të pronës publike në Reçak për shfrytëzimin e gurit gëlqeror
15:59 -24/07/2026
Miratohet projekt-rregullorja për rekrutimin e zjarrfikësve
15:57 -24/07/2026
Miratohet nisma për marrëveshjen e grantit prej 17.2 milionë eurosh për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë
15:54 -24/07/2026
Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë
15:40 -24/07/2026
Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit
15:37 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?