Një person është arrestuar dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, pasi në shtëpinë e tij, policia ka zbuluar një laborator të sofistikuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaporta, karta identiteti dhe patentë shoferë
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë njoftuar se më 24 janar 2025 ndaloi një automjet në Prishtinë, ku gjeti dokumente të zbrazëta të shteteve të ndryshme të botës.
“Shoferi me inicialet (F.K.) u arrestua dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Pas hetimeve intensive, u zbulua një shtëpi në Prishtinë që shërbente si laborator i sofistikuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaporta, karta identiteti dhe patentë shoferë”, thuhet në njoftim.


