Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se punimet në segmentin rrugor Kaçanik–Kërbliq–Viti janë duke vazhduar me ritëm të mirë.
Sipas njoftimit, në këtë pjesë po realizohen investime për ndërtimin e një infrastrukture më moderne, më të sigurt dhe më funksionale për qytetarët.
Ky projekt është pjesë e angazhimeve të Ministrisë për përmirësimin e rrjetit rrugor në të gjithë vendin, me synim lehtësimin e qarkullimit dhe rritjen e lidhjes ndërmjet qyteteve dhe zonave rurale.
Autoritetet kanë theksuar se investime të tilla do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe në rritjen e sigurisë në komunikacion.


