KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zbatimi i Planit evropian, faza më e vështirë – thonë analistët
Politikë

Zbatimi i Planit evropian, faza më e vështirë – thonë analistët

Kosova News
Kosova News 15:43 -05/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i cili u bë publik pas takimit të fundit në Bruksel, parasheh krijimin e një komiteti të përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, për monitorimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Politologë e juristë thonë se ky mekanizëm mund të përbëhet nga përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të arritjes të sa më shumë rezultateve në praktikë.

Ndonëse e diskutuan gjatë, të hënën e 27 shkurtit, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiq, nuk e nënshkruan propozimin e BE-së të titulluar “Marrëveshja për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Kjo marrëveshje e përbërë nga 11 nene dhe Udhërrëfyesi për zbatimin e saj mund të nënshkruhen gjatë marsit.

Për zbatimin e kësaj ujdie dhe gjithë të tjerave të nënshkruara në kuadër të dialogut në Bruksel, neni 10-të i planit evropian parasheh që “palët do të krijojnë një komitet të përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, për monitorimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje”. Sipas të njëjtit nen, të dyja palët konfirmojnë detyrimin për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese.

Duke folur për krijimin e këtij mekanizmi, profesori i shkencave politike, Bekim Baliqi, tha për Radio Kosovën se zakonisht komisione të tilla përbëhen nga qeveritë e dy palëve dhe një ndërmjetësues, dhe bëhen me qëllim të arritjes së sa më shumë rezultateve në praktikë.  

“Ky komision do të jetë një lloj grupi punues i cili e përcjell punën dhe çfarëdo vërejtjeje apo komenti që ka, shkon duke i adresuar me kohë dhe duke kërkuar që të implementohet. Pra, po kalon në fazën e çështjeve teknike të marrëveshjes dhe kjo ndoshta mund të jetë faza më e vështirë, sepse nuk mjafton të themi një fotografim apo edhe pajtimi në parim, por janë detajet ato që përcaktojnë tempin dhe rezultatin e përgjithshëm të kësaj marrëveshjeje”, tha Baliqi.

Juristi Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se puna kryesore e këtij komiteti do të jetë monitorimi dhe shtyrja e zbatimit të 33 marrëveshjeve të arritura në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.      

“Se sa do të ketë sukses varet nga ajo se sa BE-ja dhe SHBA-ja do të jenë këmbëngulëse të kërkojnë rezultate, dhe në njëfarë mënyre të obligojnë dhe shtyjnë si Kosovën po ashtu edhe Serbinë për të përmbushur obligimet që i kanë nga marrëveshjet e deritanishme, në mënyrë që më pas të kenë më të lehtë të kërkojnë llogari për përmbushjen e obligimeve”, tha Miftaraj.

Në propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, askund nuk përmendet njohja e Kosovës. Direkt nuk përmendet as Asociacioni i komunave me shumicë serbe, i cili, referuar planit evropian duhet të krijohet bazuar në marrëveshjen e vitit 2013, të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia.

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Kosova News 05/03/2023 05/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Kusari-Lila: Çmimi i naftës mund të ulet në ditët në vijim, por vetëm me 1-2 centë
11:20 -29/07/2026
Peci nënshkuan kontratën për mirëmbjatjen e ndriçimit publik në të gjitha rrugët e Komunës së Mitrovicës
11:17 -29/07/2026
Punimet në rrugën Kaçanik–Kërbliq–Viti drejt përfundimit
10:32 -29/07/2026
Përleshje në Prishtinë, arrestohen 2 persona, policia gjen tri gëzhoja në vendngjarje
10:07 -29/07/2026
Ka kufizime sot për transportuesit e mallrave me kamionë mbi 20 tonë, ministria ka një kërkesë për operatorët
09:33 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?