Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka njoftuar se nesër me fillim nga ora 14:00, do të fillojë implementimi i parimit të kontrollit “Hyrje – Hyrje” në Pikë Kalimin e Përbashkët Kufitar Glloboqicë – Jazhincë.
Në këtë inaugurim do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla, Zëvëndëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti, Ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut Pançe Toshkovski dhe delegacionet përkatëse.
Ky pikë kalim i përbashkët është njëri nga dy pikat e kalimit të përbashkët kufitarë të paraparë sipas Protokollit të Implementimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, nënshkruar në nëntor 2024 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.