KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Manxhuka i LVV-së kritikon Odën Ekonomike: Po lobon për 1%-shin në kurriz të qytetarëve
Politikë

Manxhuka i LVV-së kritikon Odën Ekonomike: Po lobon për 1%-shin në kurriz të qytetarëve

Kosova News
Kosova News 23:54 -28/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar ashpër ndaj Odës Ekonomike të Kosovës, duke e akuzuar se po përhap panik dhe po lobon në interes të një përqindëshi të vogël të bizneseve të mëdha, në dëm të qytetarëve dhe ndërmarrjeve të vogla.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manxhuka ka shpërndarë deklaratën e Ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila tha se Qeveria do të vazhdojë të qëndrojë përkrah prodhuesve vendorë në procesin e liberalizimit të tregut të energjisë, duke e cilësuar si obligim ligjor të vonuar, por të domosdoshëm.

“Oda Ekonomike ka gojën plot me fjalën ‘tranzicion’, ndërkohë vet do të hidhet direkt në bllokim rrugësh si hap i parë sipas tyre”, ka shkruar Manxhuka, duke kritikuar qasjen e kësaj organizate ndaj reformës energjetike dhe përpjekjet për të ndikuar në politikat publike përmes presionit dhe panikut.

Sipas tij, qëllimi i Odës është të zhvendosë koston e energjisë nga kompanitë më të mëdha tek familjet dhe ndërmarrjet e vogla, duke i bërë qytetarët pa dashje “lobues të 1%-shit”. Ai shtoi se nuk do të lejohet që institucionet të shantazhohen për interesa të ngushta në dëm të interesit publik.

Reagimi i Manxhukës dhe Rizvanollit vjen në vazhdën e debatit mbi daljen në tregun e hapur të energjisë dhe pas paralajmërimeve për bllokim të rrugëve nga ana e Odës Ekonomike si formë proteste ndaj reformës.

Oda Ekonomike ka gojën plotë me fjalën "tranzicion" drejt një zhvendosje graduale për një obligim ligjor tashmë të…

Posted by Arlind Manxhuka on Wednesday, May 28, 2025

Gjithashtu lexoni:

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”

Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje

Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua

Kosova News 28/05/2025 28/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit
18:30 -23/07/2026
Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë
18:28 -23/07/2026
Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare
18:25 -23/07/2026
Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit
17:51 -23/07/2026
Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën një 19-vjeçar
17:48 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?