Inaki Pena do t’i japë lamtumirën Barcelonës në fund të sezonit. Portieri i cili ka shërbyer si zëvendësues i Ter Stegen dhe Szczesny tek blaugranasit, nuk do të vazhdojë me ta sezonin tjetër dhe tashmë po eksploron opsionet e reja për hapin e ardhshëm.
Mes klubeve që kanë shprehur më së shumti interesim për shërbimet e tij është Sevilla, të cilët po synojnë ta përforcojnë portën me një lojtar të ri i cili gjithashtu ka përvojë të madhe.
Portieri, i stërvitur në La Masia, ka pasur pak mundësi që të shfaqë nivelin e tij në skuadrën e parë, që ka qenë kyçe në vendimin e tij për të kërkuar më shumë minuta larg ‘Camp Nou’.
Klub andaluzian po planifikon përforcime në pozicione të ndryshime dhe ata po e shohin Penan si një bast të sigurt për të tashmen dhe të ardhmen, ka raportuar Fichajes.
Situata kontraktuale e portierit e lehtëson këtë operacion, pasi ai do të transferohej tek Sevilla falas.
Në anën tjetër, Celta Vigo po ashtu ka hyrë në skenë me qëllimin për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit.

Celta e vlerëson ekipin e tij dhe beson se ai mund të përshtatet mirë në projektin e tyre sportiv, sidoqoftë, ata janë mbrapa në garë ndaj Sevillas pasi këta të fundit kanë avancuar në negociata me rrethin e lojtarit.
Pena është i vendosur që të gjejë një vend aty ku ai mund ta vendos veten si titullar dhe të vazhdojë të rritet mes dy shtyllave.
Mungon vetëm njoftimi zyrtar, pasi çdo gjë jep shenja se e ardhmja e tij do të vazhdojë në La Liga, ndonëse në një qytet tjetër.