KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiqi shfaqet i “shqetësuar” dhe me nervoz: Kurti në Tetovë promovoi “Shqipërinë e Madhe”
Rajon

Vuçiqi shfaqet i “shqetësuar” dhe me nervoz: Kurti në Tetovë promovoi “Shqipërinë e Madhe”

Kosova News
Kosova News 12:37 -13/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Tetovë “ka promovuar idenë e Shqipërisë së Madhe”.

“Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal i skandaleve. Aty u promovua ideja e ‘Shqipërisë së madhe’, u theksuan simbolet e saja, e Kurti u prezantua si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe kryeministër i Tetovës, ndër të tjera”, tha Vuçiq në një intervistë për “TV Pink”.

Vuçiq tha se emërtimi i një rruge në Çair me emrin e Adem Demaçit, është “skandaloze”.

“Demaçi është një njeri që kaloi 28 vjet në burg, në kohën e Titos që ishte liberal për atë kohë, si ideologu dhe separatisti më i keq dhe më i madh i ‘Shqipërisë së madhe’. Demaçi ishte mentor dhe idhull i Kurtit”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka reaguar edhe për emërimin e Ragmi Mustafit si këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi.

Ai ka thënë se “Prishtina me para e gjëra tjera po vë nën kontroll edhe Shaip Kamberin dhe ka ‘marrë’ Ragmi Mustafin”.

“Këto janë gjëra shqetësuese, po të mos ishim aq të fortë ushtarakisht, aq herë më të fortë në aspektin e teknologjisë, armëve dhe gjithçka tjetër, a e dini sa herë Kurti do ta kishte sulmuar çdo pjesë të Serbisë? Shikoni ideologjinë e tij, ai nuk do të sulmonte vetëm Serbinë qendrore, por edhe Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, e pyetja është se çfarë do të ndodhte edhe me Shqipërinë”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se “përpjekjet e Kurtit për të të krijuar trazira, po marrin mbështetje të heshtur nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare”.

“Ne duhet të përpiqemi të mbrojmë popullin dhe vendin tonë, të ruajmë paqen, të pranojmë kompromise, të bëjmë lëshime kur është e mundur, por gjithmonë ta forcojmë ushtrinë tonë”, tha Vuçiq.

Kryeministri Kurti në përfundim të vizitës në Tetovë: Ta ndihmojmë e përkrahim njëri-tjetrin, për hir të njëri-tjetrit jo kundër ndokujt tjetër
“Mirë se erdhe Kryeministër”, pritja e Kurtit me flamuj edhe nëpër ballkone nga qytetarët në Shkup (VIDEO)

Gjithashtu lexoni:

A ka mundësi për zgjedhje të reja? Osmani: Pa u pajtuar për konstituim, s’mund të pajtohen për zgjedhje

Presidentja Osmani: Nëse zvarritet procesi i konstituimit, i drejtohem Kushtetueses

Misioni Vëzhgues i BE-së: Fushata zgjedhore, subjekt i ndërhyrjes nga Serbia e administrata e SHBA-së

Haradinaj pas takimit me presidenten: Do ta votojmë për kryetar të Kuvendit një person unifikues

Krasniqi pas takimit me presidenten: Nuk ka dalë tym i bardhë

Kosova News 13/08/2023 13/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
clear sky
8° _ 6°
77%
1 km/h
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
16 °C
Mon
15 °C

Lajmet e Fundit

A ka mundësi për zgjedhje të reja? Osmani: Pa u pajtuar për konstituim, s’mund të pajtohen për zgjedhje
16:19 -15/05/2025
Presidentja Osmani: Nëse zvarritet procesi i konstituimit, i drejtohem Kushtetueses
15:57 -15/05/2025
Conceicao i zhgënjyer me humbjen e finales në Kupën e Italisë: U luajt shumë pak futboll
15:52 -15/05/2025
Misioni Vëzhgues i BE-së: Fushata zgjedhore, subjekt i ndërhyrjes nga Serbia e administrata e SHBA-së
15:19 -15/05/2025
Haradinaj pas takimit me presidenten: Do ta votojmë për kryetar të Kuvendit një person unifikues
15:11 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?