KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Misioni Vëzhgues i BE-së: Fushata zgjedhore, subjekt i ndërhyrjes nga Serbia e administrata e SHBA-së
Politikë

Misioni Vëzhgues i BE-së: Fushata zgjedhore, subjekt i ndërhyrjes nga Serbia e administrata e SHBA-së

Kosova News
Kosova News 15:19 -15/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Misioni Vëzhgues i Bashkimit Evropian ka publikuar raportin përfundimtar dhe rekomandimet për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Në të thuhet se zgjedhjet parlamentare ishin të qeta dhe konkurruese, por se procesi u ndikua nga organizimi i dobët nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke shkaktuar edhe vonesa kritike në shpalljen e rezultateve të vendvotimeve dhe atyre përfundimtare. 

Për fushatën zgjedhore, Misioni i BE-së ka thënë se “u njollos nga retorika e ashpër dhe keqpërdorimi i resurseve publike”, ndërkaq në zonat me shumicë serbe kushtet mbeten të rënda, sipas tij. 

“Përveç kësaj, fushata ishte subjekt i ndërhyrjes së jashtme nga Serbia dhe administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gratë kandidate iu nënshtruan sulmeve verbale seksiste, kishin më pak resurse se kolegët e tyre meshkuj dhe kishin më pak mbulim mediatik. Nuk pati debate kuptimplota ndërmjet kandidatëve kryesorë”, thuhet në raport.

“Në zonat me shumicë serbe të Kosovës, kushtet sociale mbeten të rënda, duke krijuar hapësirë për Serbinë dhe Listën Serbe (SL) që të ushtrojnë presion të papërshtatshëm mbi votuesit. Edhe pse liria e medias është pranuar gjerësisht, paralizimi i Komisionit të Pavarur të Medias (KPM) në javët para ditës së zgjedhjeve i la pa adresuar shkeljet e mediave”, vijon raporti.

Në raport thuhet tutje se KQZ-ja u ngatërrua në mosmarrëveshje politike dhe “i politizoi disa aspekte teknike të procesit zgjedhor”. 

“Performanca e KQZ-së u karakterizua nga raste të ndikimit politik në procesin e saj të vendimmarrjes, si dhe nga tendenca për të interpretuar gjerësisht kompetencat e saj dhe për të vepruar jashtë mandatit të saj, duke rrezikuar paanshmërinë dhe pavarësinë e saj”.

Misioni Vëzhgues e ka quajtur të habitshme që përkundër njoftimit të mjaftueshëm paraprak, zbatimi i Ligjit të ri për Zgjedhjet dhe organizimi i përgjithshëm i zgjedhjeve u karakterizua nga përgatitja joadekuate. 

Misioni ka dhënë gjashtë rekomandime: 

Të forcohen masat mbrojtëse ligjore në lidhje me anëtarët dhe sjelljen e zyrtarëve të zgjedhjeve për të garantuar paanshmërinë dhe pavarësinë e administratës zgjedhore.

Të kufizohen dhe specifikohen më tej përgjegjësitë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sekretariatit të KQZ-së dhe komisioneve komunale zgjedhore për të decentralizuar vendimmarrjen e administratës së zgjedhjeve aty ku është e përshtatshme dhe për të siguruar efikasitet dhe veprim me kohë të operacioneve të saj.

Të bëhet një verifikim gjithëpërfshirës i pavarur i listës së votuesve, duke përfshirë përmes analizës së brendshme të proceseve të regjistrimit dhe testimit statistikor dhe në terren, në konsultim me palët përkatëse të interesit, për të adresuar shqetësimet mbi saktësinë e saj dhe për të rritur besimin e publikut.

Të prezantohen përkufizime të qarta ligjore të termave kyç, duke përfshirë ato që lidhen me gjuhën nxitëse dhe përkufizimin e një ‘mbështetësi të subjektit politik’ brenda procesit zgjedhor. Të vendosen kritere të qarta për përcaktimin e gjobave proporcionale të zbatueshme për shkeljet e Kodit të Mirësjelljes nga subjektet politike.

Të emërohen të gjithë anëtarët e KPM-së me kohë dhe përmes një procesi përzgjedhës konkurrues dhe transparent.

Të krijohet një sistem i besueshëm dhe transparent i menaxhimit të rezultateve me procedura të qarta dhe të verifikueshme për të siguruar përpunim të saktë të të dhënave të rezultateve. Të sigurohet qasje e shpejtë në rezultatet preliminare, duke përfshirë të gjitha të dhënat përkatëse, si p.sh. pjesëmarrja e votuesve, votat e vlefshme dhe të pavlefshme, si dhe formularët e rezultateve të skanuara për vendvotim.

Gjithashtu lexoni:

Kështu ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në kuvendin e ri

Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë

KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët për deputetë në 38 komuna

KQZ-ja përfundon numërimin

APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe profesional

Kosova News 15/05/2025 15/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Rama: Rezultat i punës diplomatike
12:36 -08/06/2026
Kështu ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në kuvendin e ri
12:33 -08/06/2026
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë
12:29 -08/06/2026
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët për deputetë në 38 komuna
12:09 -08/06/2026
Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit
11:49 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?