KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiq pas takimit me të dërguarit e Scholzit dhe Macronit:  Propozuan kornizë të re të bisedimeve, për zgjidhjen përfundimtare
PolitikëRajon

Vuçiq pas takimit me të dërguarit e Scholzit dhe Macronit:  Propozuan kornizë të re të bisedimeve, për zgjidhjen përfundimtare

Kosova News
Kosova News 11:59 -10/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha sot se ka pasur një bisedë me përfaqësuesit e presidentit francez, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman, Olaf Scholz si dhe të dërguarin e BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe se diskutimet “nuk kanë qenë të lehta”.

“Unë u informova se Putini ka ‘ngritur perden’ dhe tani i takon të gjithëve të deklarojnë se në cilën anë duan të qëndrojnë, në anën e perdes ku ekonomia nuk ekziston, apo në anën e suksesit ku ata janë”, tha Vuçiq.

“Në seancë folëm dhe bëmë një analizë të qëndrimit të Serbisë dhe serbëve në Kosovë, veçanërisht pas vendimeve të njëanshme të institucioneve të Kosovës”, tha Vuçiq.

Ai tha se “mbrëmë ka pasur një bisedë me përfaqësuesit e Macron, Scholz dhe me Lajçakun” dhe se “nga ta kemi marrë një propozim për një kornizë krejtësisht të re për bisedimet në Bruksel”, e cila, tha ai, duhet të dërgojë në zgjidhjen përfundimtare të “problemit me atë që po përballemi dhe të gjitha çështjeve të pazgjidhura që lidhen me Kosovën”, raporton N1.

“Biseda nuk ishte aspak e lehtë, por në thelb mund të them disa gjëra: Përfaqësuesit e vendeve më të fuqishme evropiane, të cilët theksuan se kanë mbështetjen e SHBA-së dhe Turqisë për këtë, besojnë se në kushtet kur ka një luftë në Evropë, nuk ka nevojë për konflikte të reja dhe se është e nevojshme të arrihet zgjidhja më e shpejtë e mundshme. Dhe nën dy – ajo që unë mendoj se është shumë më e rëndësishme – që fuqitë e mëdha perëndimore, plus Turqia, siç thanë ata duan ta zgjidhin problemin sepse ka luftë në Evropë, ndoshta ne në Serbi nuk e kuptojmë këtë, Evropa duhet të mbrohet dhe në përputhje me atë zgjidhje të mundshme, ata do të shmangnin mundësinë për t’i dhënë një përgjigje të qartë presidentit Putin në lidhje me precedentin ligjor me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pas kësaj do të thoshin – u arrit marrëveshja”, theksoi Vuçiq.

Presidenti i Serbisë tha gjithashtu se pala prishtinase “i ka shkelur të gjitha marrëveshjet.

“Nuk ka gjë që të mos kenë shkelur dhe këtë e dinë edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë”, tha Vuçiq.

Ai po ashtu thotë se serbët nuk janë të interesuar për ndërrimin e targave, “në orën 08:00 të datës 10 shtator dy persona kanë ndryshuar targat, njëri nga veriu dhe tjetri nga jugu i Kosovës”, tha Vuçiq. 

Gjithashtu lexoni:

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik

Kurti falënderon ambasadorin turk në takimin lamtumirës: Turqia, partnere dhe aleate e rëndësishme e Kosovës

Kurti pret bashkëpunim me kryeministrin britanik në ruajtën e demokracisë nga Rusia dhe Serbia

TAGGED: Aleksandar Vuçiq, Dialogu Kosovë-Serbi, dialogu me Serbinë, Kosova, Serbia
Kosova News 10/09/2022 10/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin
13:57 -21/07/2026
Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet
13:33 -21/07/2026
OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut
13:05 -21/07/2026
MMPHI ia refuzon Lejen Mjedisore kompanisë “Kelkos Energy” për Hidrocentralin “Lumbardhi 2” në Deçan
12:47 -21/07/2026
Moti në Kosovë, IHMK: Mund të ketë stuhi, rrebeshe dhe erëra të forta në disa rajone
12:16 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?