KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vrasje me thikë për motive të dobëta në Korçë, flet vëllai i autorit: Më vjen turp, ata kanë qenë miq
Rajon

Vrasje me thikë për motive të dobëta në Korçë, flet vëllai i autorit: Më vjen turp, ata kanë qenë miq

Kosova News
Kosova News 08:22 -09/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maliq, ku pas një sherri banal mes dy personave, njëri prej tyre ka mbetur viktimë e tjetri i plagosur.

Viktima është identifikuar si Nesti Sotiri, rreth 60 vjeç, i cili u qëllua me thikë nga shtetasi Velo Azisllari, i cili ka mbetur po ashtu i plagosur dhe ndodhet në spital.

Sherri mes tyre ka nisur për motive të dobëta, teksa të dy kanë goditur njeri-tjetrin dhe janë dëmtuar me mjete prerës.

Vëllai i autorit është shprehur para gazetarëve i tronditur, ndërsa tregon se ngjarjen e ka mësuar përmes televizionit. Ai tha se kishte ardhur me pushime dhe se vetëm një ditë e kishte parë të vëllanë.

“Çfarë të të them, jam i tronditur. Të vritesh për këto gjëra. Më vjen turp. Unë erdha me pushime dhe ndodhi kjo që ndodhi. Në vitet që kam qenë unë, ata të dy kanë qenë miq e kanë pasur raporte shumë të mira me njëri-tjetrin”, thotë ai.

Edhe fqinjët flasin për dy persona që kanë pasur raporte të mirë dhe nuk njiheshin për konflikte të mëparshme, ndërsa shprehen të tronditur për rastin.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Më datë 08.08.2022, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në fshatin Rëmbec, Maliq, gjatë një konfliti për motive të dobëta, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi N. S., i cili pasi mbërriti në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes të njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes ku bënë të mundur edhe identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi V. H., që për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu lexoni:

BE debaton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

Pavarësia e ShBA-së, Begaj: Të bashkuar ndaj vlerave demokratike

Qytetarët serbë njohin policen që keqtrajtoi studenten në Fakultetin Juridik, shikoni si u prit nga turma para stacionit në Beograd

SPAK dhe italianët godasin grupin e Suel Çelës, sekuestrohen rreth 4 milionë euro pasuri

Kosova News 09/08/2022 09/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Deliu: Ftesa për seancë në orën 20:00 është, e çuditshme
16:57 -05/07/2025
Vetëvritet reperi Young Noble, një nga figurat e fundit të afërta me Tupac
16:55 -05/07/2025
Sa kohë mund të qëndrojë një foshnjë në ulësen e makinës? Ja çfarë duhet të dini para udhëtimit
16:51 -05/07/2025
Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim
16:48 -05/07/2025
Pas kërcënimit me bombë, Selimi: Serbia synon ta mbajë Kosovën në krizë
16:44 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?