KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim
Lajme

Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim

Alban Begolli
Alban Begolli 16:48 -05/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndër qytetarë dëgjohen shpesh ankesa të qytetarëve për kolonat e gjata të automjeteve në rrugët e kryeqytetit. Madje, konsiderohet ndër problemet më shqetësuese në Prishtinë.

Mirëpo, eksperti për digjitalizim dhe telekomunikacion në komunën e Prishtinës, Luftar Braha, vlerësoi se gjendja e komunikacionit në Prishtinë është përmirësuar ndjeshëm, falë monitorimit 24-orësh dhe ndërhyrjeve në nyjet kryesore të qytetit.

Ai në intervistë për EO, tha se rrjedhshmëria e trafikut është rritur mbi 20 për qind, ndërsa kapaciteti i rrugëve është përmirësuar mbi 30 për qind.

“Gjendja në komunikacion në Prishtinës është jashtëzakonisht më e mirë sesa ka qenë. E kemi të mbështetur në të dhëna me sisteme që monitorojnë trafikun live në 24 orë gjatë javës. Kemi përmirësim mbi 20 për qind të rrjedhshmërisë në trafik. Kemi punuar shumë në nyjet kryesore të kryeqytetit, siç janë Katedralja, ‘Bill Clinton’, rruga ‘Agim Ramadani’ deri te Xhamia e Llapit duke liruar dhe duke rritur potencialin e rrugëve mbi 30 për qind. Kjo ka lënë një hapësirë për procesim të veturave dhe ka rritur rrjedhshmërinë. Po flasim për orët kulmore. Autobusët e flotës sonë që janë rreth 140 autobusë, të cilët maten në kohë reale gjatë gjithë kohës në orën më kulmore lëvizin 12 km/h, që tregon që ka rrjedhshmëri. Ne i kemi disa nyje që janë problematike, që është te rrethi i flamurit, rrethi i QKUK-së dhe rrethrrotullimi tek rruga B, të cilat jemi duke i trajtuar për zgjidhje të qëndrueshme”, tha Braha.

- Reklamë -

Ai tha se pavarësisht fluksit të madh të veturave gjatë verës dhe pranisë së diasporës nuk ka bllokada totale, por vetëm ngarkesë dhe ulje të shpejtësisë.

“Në një qytet që vetëm prej një operatori të telefonisë mobile ka 780 mijë hyrje në ditë normale, pothuajse 2/3 të Kosovës vijnë të veprojnë në Prishtinë brenda ditës, gjatë verës kjo rritet 1.4 milionë. Edhe fluksi i veturave rritet jashtëzakonisht shumë, është një rritje prej 140 mijë veturash në ditë, që rriten në 180 mijë minimalisht. Një gjë gjatë ditës që ndryshon kur të vjen diaspora është ndryshimi i orës kulmore. Nuk janë të njëjtat ngarkesat si me ditë normale që është mëngjesi dhe ora 16:00. Prishtina e përballon edhe këtë fluks të tillë, kur ka orë të lira kulmore sigurisht që do të ketë nga pak kolona, por kjo është krejt normale në një kryeqytet. Duke na munguar unaza e jashtme i kemi edhe këto nyjet, të cilat janë akoma problematike”, shtoi Braha.

Ai thotë se me gjithë rritjen e ndjeshme të numrit të i veturave gjatë verës, Prishtina po e përballon situatën pa pasur nevojë për ndërhyrje emergjente.

“Nuk ka bllokadë totale, ka ngarkesë dhe ulje të shpejtësisë, por nuk ka nevojë për të pasur veprime emergjente. Me përmirësimet që kemi bërë me procesim me të gjitha nyjet e kryeqytetit, kemi arritur rritje kapaciteti në procesimin e rrugëve tona, mbi 30 për qind. Kjo është reflektuar edhe në ngarkesën e rrugëve. Nëse vitin e kaluar në këtë kohë kemi pasur diku 80-85 për qind ngarkesë në rrugët e Prishtinës, sot kemi 61 maksimumi 65 për qind ngarkesë në rrugët e Prishtinës. Çdo qytetar mund ta vërejë që lëviz jashtëzakonisht më lehtë dhe shumë më shpejt në rrugët e kryeqytetit”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin

Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Begaj ngushëllon familjet e dy të rinjve nga Kosova që u mbytën në Shëngjin

Komiteti i PE-së: Kriza politike në Kosovë mund të rezultojë me humbje financiare

Vazhdohet marrëveshja ndërkombëtare në Kosovë për osteopatinë

Alban Begolli 05/07/2025 05/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?