Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha e ka përshëndetur vrasjen e liderit të Al-Kaedës në Kabul të Afganistanit nga CIA Amerikane.
Ayman al-Zawahiri, terroristi më i kërkuar nga ShBA-ja, kishte projektuar sulmet terroriste të 11 shtatorit.
“Të dashur miq, Presidenti i SHBA-së Joe Biden njoftoi në një fjalim se, Ayman al Zaëahiri kreu i organizatës terroriste al Qaeda, u vra në një operacion të suksesshëm kundërterrorist me dronë nga CIA në Kabul”, ka shkruar Berisha në Facebook.


