KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vrasja e 38-vjeçares nga Kosova, ish-kancelari austriak Kurz thirrje për të ndihmuar familjen e viktimës
BotëSiguri

Vrasja e 38-vjeçares nga Kosova, ish-kancelari austriak Kurz thirrje për të ndihmuar familjen e viktimës

Kosova News
Kosova News 14:36 -09/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Tronditja pas vrasjes së 38-vjeçares nga Kosova, nënës së katër fëmijëve në Sooß, Austri e Ulët, është ende e thellë. Ish-kancelari Sebastian Kurz në rrjetet sociale, ka shprehur gjithashtu ngushëllimet e tij dhe ka shpërndar një apel për donacione për familjen e viktimës.

Ngjarja tragjike e cila ndodhi të dielën e kaluar në qytetin Sooß, në Austri, ka tronditur opinionin e gjerë austriak dhe komunitetin shqiptar, raporton albinfo.at
Vrasja mizore e gruas (38) nga ish-bashkëshorti (të dy nga Kosova), është lajmi kryesor i këtyre ditëve në mediat austriake.

Pas këtij rasti, komuna e qytetit Soß, ka hapur një xhirollogari donacionesh për t’u dalë në ndihmë familjes së prekur, e në veçanti, katër fëmijëve të mitur që humbën nënën e tyre.

“Akti i tmerrshëm i dhunës që ndodhi në Sooß të dielën e pashkëve na ka tronditur thellësisht të gjithëve. Mendimet tona janë me fëmijët dhe familjet e tyre”, tha në një deklaratë të martën kryebashkiaku Hermann Rauch, transmeton albinfo.at.

Më tej thuhet: “E megjithatë: vetëm fjalët për fat të keq nuk janë të mjaftueshme. Nevojitet ndihmë konkrete dhe mbështetje financiare”, ka vijuar ai.
“Bashkia e Sooß dëshiron ta mbështesë familjen në këto momente të vështira. Donacionet do të ndihmojnë në mbulimin e kostove të akomodimit për fëmijët, shpenzimeve të funeralit dhe kostove të tjera të papritura. Ne po mbështetemi përsëri në gatishmërinë e qytetarëve tanë për të ndihmuar, të cilën e kanë demonstruar kaq shpesh më parë dhe po dërgojmë një mesazh se jemi aty për njëri-tjetrin dhe nuk do t’i braktisim fëmijët tanë. Çdo kontribut, sado i vogël, ka rëndësi”, ka nënvizuar, Hermann Rauch.

Tutje, kryebashkiaku Rauch është lutur që të shpërndahet ky apel për donacione në mënyrë që sa më shumë njerëz të kenë mundësinë të ndihmojnë
Përveç qytetarëve të shumtë, në mbështetje të këtij aksioni është solidarizuar edhe ish-kancelari austriak, Sebastian Kurz. Në rrjetet e tij sociale, përpos ngushëllimeve, ai ka shpërndar apelin duke kërkuar donacione për familjen dhe fëmijët jetimë.
Apeli për donacione, i cili përfshinë të dhënat bankare, është shkruar në emër të kryetarit të bashkisë së Sooß-it, Hermann Rauch

Hier kann geholfen werden!
Spendenkonto:
Marktgemeinde Sooß
IBAN: AT19 3204 5000 0509 5120
BIC: RLNWATWWBAD
Unterstützung Femizid Sooß

Gjithashtu lexoni:

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve

Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve

Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me NATO-n

Arrestohet në kufi kosovari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika

Kosova News 09/04/2026 09/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?