Policia e Kosovës ka dënuar një person me 300 euro dhe ia ka marrë patent shoferin për tre muaj.
Kjo ndodhi pasi në zonën ku është kufizimi i shpejtësisë (60) km/h, i dënuari voziti me shpejtësi (181) km/h.
“Në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ,,Sezoni Veror’’ dhe ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, gjatë një pike kontrolli të automjeteve në rrugën “Llapi” në qytetin e Obiliqit, është ndaluar një kundërvajtës i cili në zonën ku është kufizimi i shpejtësisë (60) km/h duke vozitur me shpejtësi (181) km/h”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës/KosovaNews/


