Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar për situatën në veri të Kosovës.
Ajo përmes një postimi në Twitter ka shkruar se kërkesa e Serbisë për kthim të ushtarëve dhe sulmet ndaj EULEX-it, janë krejtësisht të papranueshme.
Von Cramon ka theksuar se rivendosja e paqes në veri, duhet të jetë prioritet.
“Rivendosja e paqes dhe stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Sulmet ndaj EULEX-it dhe deklaratat për ushtarët serbë, janë krejtësisht të papranueshme. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të largohen si ulje e përshkallëzimit. Mbështetje e plotë për dialogun e udhëhequr nga BE”, ka shkruar Von Cramon.
Restoration of peace & stability in the North of Kosovo must be a priority. Especially the attacks on @EULEXKosovo & the announcement of ?? soldiers are completely unacceptable.
— Viola von Cramon ???? (@ViolavonCramon) December 12, 2022
I do expect K-Serb barricades to be dismantled as deescalation.
Full support for #EU-led #Dialogue. https://t.co/z22sodMbeX
Në pjesën veriore të vendit, qysh më 10 dhjetor, disa grupe të serbëve lokalë kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Ata e kanë ndërmarrë këtë veprim pasi Policia e Kosovës ka arrestuar ish-policin serb, Dejan Pantiq, nën dyshimet për përfshirje në akte kriminale, respektivisht në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.
Zyrtarë të institucioneve të Kosovës, ashtu si edhe ata nga komuniteti ndërkombëtar kanë bërë thirrje për largimin e barrikadave dhe mos vazhdim të shfaqjes së dhunës, pasi ajo nuk do të tolerohet./KosovaNews


