KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Volkswagen nuk planifikon të vazhdojë me prodhimin e versioneve të reja Golf me motor me djegie
Auto

Volkswagen nuk planifikon të vazhdojë me prodhimin e versioneve të reja Golf me motor me djegie

Kosova News
Kosova News 18:08 -03/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Volkswagen nuk planifikon që të zhvillojë një gjeneratë të re me motor me djegie të veturës së saj legjendare Golf.

Kjo është bërë e ditur nga shefi i markës Thomas Schaefer të dielën, teksa ka folur për revistën gjermane të veturave, Automobilwoche.

Me këtë shënohet edhe fundi i linjës së një veture e cila shitet që nga viti 1974.

Kështu, Golf 8, model i cili është aktualisht në prodhim, do të jetë versioni i fundit i motorit me djegie të makinës “hatchback”, me një seri më shumë përditësimesh që priten vitin e ardhshëm.

“Me atë përditësim, vetura pritet që të jetë në prodhim deri në fund të dekadës. Pastaj duhet të presim dhe të shohim se si zhvillohet ky segment”, deklaroi Schaefer. “Nëse bota zhvillohet krejtësisht ndryshe nga sa pritej deri në vitin 2026 ose 2027, ne mund të zhvillojmë një veturë krejtësisht të re – por nuk mendoj se do të ndodhë. Deri më tani kjo nuk pritet”, shtoi ai ndër të tjera, shkruan Reuters.

Vendimi i Volkswagen për të mos investuar në përmirësimin e Golfit, veturës e cila për shumë dekada ishte modeli më i shitur në Evropë, është një shënues i ndryshimit të investimeve nga prodhuesi i veturave nga riorganizimi i motorëve me djegie në uljen e kostos së veturave elektrike.

Marka Volkswagen, pjesë e Volkswagen Group, synon që deri në vitin 2030 veturat e saja të shitura në Evropë të jenë 80 për qind modele elektrike, ndërsa në tregun e Amerikës Veriore ato të përbëjnë 55 përqindëshin e veturave të shitura, ndërsa deri në atë kohë ata synojnë që modelet elektrike të përbëjnë 50 për qind të shitjeve globale.

Prodhuesi gjerman i veturave planifikon që të mbajë emrin Golf për një model elektrik të ardhshëm, por që Schaefer bëri të ditur se modeli më i hershëm ka të ngjarë që në treg të dalë në vitin 2028.

Marka gjermane do të lansojë 10 modele të reja elektrike deri në vitin 2026, duke përfshirë një veturë elektrike me bateri, çmimi i të cilave do të jetë nën 25,000 euro (27,000 dollarë). 

Gjithashtu lexoni:

Fundi i një epoke, Golfi dikur i pakontestueshëm – tani po ‘zhduket’ në heshtje nga skena

BMW zbulon M2 CS të shumëpritur

Maybach në një edicion sportiv elitar, prezantohet SL 680 Monogram

Volkswagen po ndërpret emërtimet e modeleve elektrike me shifra apo shkronja

Volkswagen së shpejti do të prezantojë një GTI të ri, do të ketë 340 kuaj fuqi

Kosova News 03/04/2023 03/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 12°
71%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
31 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

Netanyahu: I kemi vrarë shefin e inteligjencës iraniane e zëvendësin e tij
22:53 -15/06/2025
Kurti takon shkrimtaren franceze, Sophie Kepes
22:35 -15/06/2025
ZKA: Fushë-Kosova pagoi 850 mijë euro shtesë për vendime gjyqësore dhe përmbarimore
21:48 -15/06/2025
Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati thotë se vendimi është paragjykues
21:42 -15/06/2025
Vazhdojnë sulmet me raketa ndërmjet Izraelit dhe Iranit
20:58 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?