Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për ndonjë plagosje të qytetarëve apo të ndonjë zyrtari policor ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, duke e shpërndarë njoftimin zyratar të Policisë së Kosovës.
Ai i ka ftuar të gjitha mediat dhe qytetarët që të mos bien pre e informacioneve-lajme të rreme, të cilat kanë tendencë destabilizimin e situatës dhe krijimin e panikut, raporton KosovaNews.