KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Vija që Pikturon Rinia” – Konkurs Pikture për të gjitha Shkollat e Mesme
Arsim

“Vija që Pikturon Rinia” – Konkurs Pikture për të gjitha Shkollat e Mesme

Kosova News
Kosova News 14:51 -08/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) Kosovë ka lansuar zyrtarisht konkursin e pikturës për të rinj “Vija që Pikturon Rinia”, si pjesë e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Konkursi fton nxënësit e shkollave të mesme nga të gjitha komunat që, përmes artit, të reflektojnë mbi pyetjen “Ku fillon gjithçka?”, duke eksploruar shenjat e hershme dhe shkaqet rrënjësore të dhunës me bazë gjinore dhe pabarazisë gjinore, si dhe vlerat që mund ta parandalojnë atë – respektin, barazinë, empatinë dhe pëlqimin.

Përmes kësaj nisme, UNDP synon të fuqizojë të rinjtë si agjentë të ndryshimit, të sfidojë normat e dëmshme gjinore dhe të nxisë reflektim të gjerë mbi mënyrat se si dhuna mund të parandalohet në familje, shkolla dhe komunitete.

Çdo shkollë do të përzgjedhë një vepër fituese që do t’i dorëzohet UNDP-së, pas së cilës një juri e përbërë nga përfaqësues të institucioneve qendrore, partnerë ndërkombëtarë, komunitetit artistik dhe shoqërisë civile do të përzgjedhë 30 piktura që do të ekspozohen në ngjarjen përmbyllëse më 9 dhjetor 2025.

Si të aplikojnë shkollat

  1. Caktoni një pikë kontakti: Çdo shkollë zgjedh një mësimdhënës apo anëtar të stafit për të koordinuar konkursin, shpjeguar temën për nxënësit dhe për t’i inkurajuar ata të marrin pjesë.
  2. Mblidhni pikturat e nxënësve: Nxënësit krijojnë dhe dorëzojnë pikturat e tyre origjinale te pika e kontaktit në shkollë deri në afatin e brendshëm të përcaktuar nga shkolla.
  3. Zgjidhni fituesin e shkollës: Shkolla përzgjedh një vepër fituese që do ta përfaqësojë në konkurs.
  4. Dërgoni në UNDP: Pika e kontaktit e dërgon pikturën e përzgjedhur në formë digjitale, bashkë me formularin e nënshkruar të pëlqimit, nga 17 tetor deri më 28 tetor 2025, në adresën: [email protected]

Konkursi organizohet me mbështetjen e Zyrës së Koordinatorit të Kombeve të Bashkuara, dhe në bashkëpunim me Ambasadat e Austrisë, Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Suedisë, si dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Fituesit do të marrin pajisje profesionale arti për të mbështetur zhvillimin e tyre krijues, si dhe do të shpallen “Ambasadorë për një Ditë.”

Të gjitha shkollat e mesme inkurajohen të promovojnë pjesëmarrjen dhe të mbështesin nxënësit në shprehjen e vizionit të tyre për një shoqëri të respektueshme dhe të sigurt për të gjithë.

Gjithashtu lexoni:

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Sot mbahet Testi i Arritshmërisë në Kosovë, marrin pjesë 23 mijë nxënës

Kosova News 08/10/2025 08/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?