Policia e Kosovës njofton se një person ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë vjedhur para kesh, cigare dhe një makinë për bluarje të mishit nga lokali i tij.
Lajmi i bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, rreth orës 00:10-06:50.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në lokalin e tij me ç’rast kanë vjedhur para kesh, cigare dhe një makinë për bluarjen e mishit”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, rasti është në procedurë hetimore.


