KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vetëm 10 minuta seancë, Kuvendi ratifikon marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët
Rajon

Vetëm 10 minuta seancë, Kuvendi ratifikon marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët

Kosova News
Kosova News 10:44 -22/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në një seancë të zhurmshme dhe që zgjati vetëm 10 minuta, Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar me 77 vota pro marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët. Edhe PDIU bashkon votat me PS-në.

Në rendin e ditës ishte planifikuar votimi për marrëveshjen me Italinë për emigrantët dhe projektligji për Amnistinë Penale. Por, ky i fundit u hoq nga rendi i ditës, pasi sipas burimeve, PS nuk ka arritur të sigurojë 84 vota për miratim.

Kujtojmë se kryetari i PD-së zyrtare, Lulzim Basha tha ditën e djeshme se ai dhe deputetët e tij nuk do ta votojnë projektligjin. Gjithashtu edhe pjesa tjetër e deputetëve të opozitës e janë shprehur se nuk do të votojnë.

Seanca e sotme u shoqërua me tensione dhe kaos, pasi vijon aksioni opozitar në Kuvend. Deputetja demokrate Albana Vokshi ka deklaruar para godinës së parlamentit se janë kthyer në diktaturë. Me 77 vota pro, Kuvendi ka miratuar marrëveshjen e nënshkruar me Italinë për pritjen e emigrantëve në dy kampet që do të ngrihen në Lezhë.

Kanë qenë tre deputetë të PDIU-së të cilët kanë bashkuar votat e tyre me mazhorancën. Gjithashtu me shpejtësi u votua edhe projektligji për zonat e mbrojtura. Me 74 vota pro, u miratua dhe projektligji për zonat e mbrojtura.

Në një prononcim pas seancës plenare, Mesila Doda, si pjesë e PDIU-së “justifikoi” vendimin e forcës politike që ajo përfaqëson për të bashkuar votat me mazhorancën, që i dha dritën jeshile ratifikimit të marrëveshjes mes Italisë e Shqipërisë për emigrantët.

“Ne flasim për një shtet mik që na mbështetur gjithnjë në procesin e integrimit dhe gjatë krizave. Marrëveshja do të duhej të mbështetej nga të gjithë. Për çështjen e amnistisë varet nga shtresat që përfitojnë. Parlamenti nuk është për luftë, është të gjejmë ligjet më të mira për vendin. Duhet të kemi mundësinë të japim fjalën tonë. Do të duhet të lexoj draftin pasi nuk kam një përfundimtar.”, deklaroi Mesila Doda.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 22/02/2024 22/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve
10:07 -15/07/2026
Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë
09:46 -15/07/2026
Çmimi i derivateve të naftës në Kosovë
09:25 -15/07/2026
Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës
09:03 -15/07/2026
Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit
08:44 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?